Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se sot është mbajtur mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit të Legjislaturës së XI-të.
Haxhiu ka njoftuar se seanca e radhës do të mbahet të hënën, më 28 shtator, në orën 11:00, dhe do të nisë me betimin e deputetëve të rinj.
Kuvendi do të miratojë deklaratë për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara
Sipas Haxhiut, në seancën e së hënës Kuvendi do të miratojë një deklaratë lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara.
Ajo ka bërë të ditur se është dakorduar që deklarata të hartohet bashkërisht nga grupet parlamentare, në mënyrë që deputetët të mos përballen me një tekst të gatshëm.
“Kuvendi, si institucioni ligjvënës i vendit, duhet ta ketë qëndrimin e vet për këtë proces”, ka shkruar Haxhiu.
Të hënën formohen komisionet parlamentare
Në seancën e radhës pritet të formohen edhe komisionet parlamentare, me qëllim që Kuvendi të funksionojë plotësisht.

