Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për sot, e diel, në orën 14:00.
Thirrja për seancë është bërë pak pasi Haxhiu caktoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në rendin e ditës së seancës është vetëm një pikë: “Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës”.
Kjo seancë pritet të hapë rrugën për formimin e Qeverisë së re, pas caktimit të Kurtit si mandatar nga ushtruesja e detyrës së presidentes.

