Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hoti kritikon iniciativën për ndryshime kushtetuese: Nuk është reformë, është marrëzi politike

Qendra Info by Qendra Info
06/03/2026
in Lajme
0
Hoti: Aleatët po humbin besimin te institucionet e Kosovës
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ashpër ndaj iniciativës për ndryshime kushtetuese lidhur me mënyrën e zgjedhjes së presidentit, duke e cilësuar atë si një përpjekje të nxituar dhe të motivuar nga interesa personale.

Në një reagim publik, Hoti tha se në ditën e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit është tentuar të ndryshohen rregullat përmes procedimit të amendamenteve, të cilat sipas tij bien ndesh me rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës.

Ai e cilësoi këtë veprim si një përpjekje të dëshpëruar për të ndryshuar rregullat e lojës politike në momentet e fundit.

“Kjo nuk është reformë kushtetuese. Kjo është marrëzi politike”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, nëse presidentja aktuale Vjosa Osmani do të ishte kandiduar nga kryeministri Albin Kurti, atëherë askush nuk do ta problematizonte faktin që presidenti nuk zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.

Hoti tha se në atë rast Kushtetuta do të konsiderohej në rregull dhe procedurat do të respektoheshin, ndërsa askujt nuk do t’i shkonte ndërmend të propozonte ndryshime kushtetuese brenda një kohe të shkurtër.

Ai paralajmëroi se trajtimi i Kushtetutës si mjet për interesa të ngushta politike paraqet problem serioz për funksionimin demokratik të vendit.

“Kur Kushtetuta fillon të trajtohet si mjet për interesa të ngushta politike, atëherë problemi nuk është tek mënyra e zgjedhjes së presidentit, por tek mentaliteti i atyre që pushtetin e shohin si pronë personale”, ka theksuar Hoti.

Related

Previous Post

VV i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për procesin e zgjedhjes së presidentit, kërkon pezullimin e afatit kushtetues

Next Post

Kurat Natyrale për Migrenën: Magnezi është i Domosdoshëm

Next Post
Kurat Natyrale për Migrenën: Magnezi është i Domosdoshëm

Kurat Natyrale për Migrenën: Magnezi është i Domosdoshëm

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.