Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Hoti: Kurti nuk përmendi asnjë projekt serioz që ka ndryshuar jetën e qytetarëve.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
03/06/2026
in Category
0
Hoti: Kurti nuk përmendi asnjë projekt serioz që ka ndryshuar jetën e qytetarëve.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për deputet i LDK-së, Avdulah Hoti, ka komentuar intervistën e fundit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Ai ka bërë me dije se lideri i VV-së nuk ishte në gjendje të tregonte asnjë projekt që ka ndryshuar jetën e qytetarëve.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se në këtë intervistë Kurti ka bërë vetëm propagandë.

“Gazetari Fidan Rama e pyeti Kurtin për tri projektet me të cilat krenohen pas gjithë këtyre viteve në pushtet. Përgjigjja ishte zbuluese për qeverisjen e tij të zbrazët, por edhe dëshpëruese: nuk arriti të përmendë asnjë projekt serioz dhe madhor që ka ndryshuar jetën e qytetarëve. Rrjedhimisht, u kthye te zanati i tij i vetëm prej se është në politikë: propaganda, mashtrimi dhe fajësimi i të tjerëve. Kur nuk ke rezultate, shpik armiq. Kur nuk ke projekte, prodhon justifikime”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Por propaganda nuk mund t’i fsheh milionat e shpërndara me tenderë njëburimorë. Nuk i arsyeton kontratat e negocuara në ËhatsApp. Nuk i zhduk dyshimet për keqpërdorimin e parasë publike. Vetëm gjatë vitit 2025, Auditori i Përgjithshëm ka referuar 80 lëndë në Prokurori bazuar në gjetjet e auditimeve në institucione të ndryshme. Koha e propagandës po mbaron. Koha e llogaridhënies po afrohet. Dhe për dallim nga konferencat për shtyp, para ligjit nuk mjafton propaganda”, ka shkruar ai.

Related

Previous Post

Rënie e thellë e investimeve kapitale në tremujorin e parë, 10 ministri pa projekte të realizuara.

Next Post

Arrestohen dy persona për kontrabandim me migrantë, tre shtetas të Indisë dërgohen në qendër pritjeje.

Next Post
Arrestohen dy persona për kontrabandim me migrantë, tre shtetas të Indisë dërgohen në qendër pritjeje.

Arrestohen dy persona për kontrabandim me migrantë, tre shtetas të Indisë dërgohen në qendër pritjeje.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.