Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hoti thërret për protestë në mbështetje të projektit të gazit amerikan: Kosova rrezikon izolim energjetik dhe strategjik

Qendra Info by Qendra Info
20/06/2026
in Lajme
0
Hoti: Më 7 qershor të ndalet “uzurpimi i shtetit”
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avdullah Hoti ka bërë thirrje për organizimin e një proteste demokratike në mbështetje të projektit të gazit amerikan (LNG), duke paralajmëruar se refuzimi i këtij projekti nga Qeveria e Kosovo mund ta lërë vendin jashtë një iniciative me rëndësi strategjike për rajonin.

Sipas Hotit, duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror me prejardhje amerikane, Kosova rrezikon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor jashtë këtij projekti rajonal energjetik.

Ai theksoi se refuzimi i projektit nga qeveria aktuale, e udhëhequr nga Albin Kurti dhe LVV, po vazhdon pavarësisht insistimit të fortë të administratës amerikane që Kosova të bëhet pjesë e tij.

Hoti rikujtoi se projekti i gazit buron nga Marrëveshja e Vashingtonit, e nënshkruar më 4 shtator 2020, marrëveshje e cila, sipas tij, ishte kundërshtuar ashpër nga LVV.

Sipas tij, arsyetimet e qeverisë për refuzimin e projektit mbi baza ekonomike nuk qëndrojnë. Ai vlerëson se projekti i gazit është plotësisht komplementar me strategjinë energjetike të Kosovës dhe do të mundësonte diversifikimin e burimeve të energjisë, si dhe siguri më të madhe në furnizim.

Duke folur për pasojat ekonomike, Hoti tha se qytetarët dhe bizneset në Kosovë kanë paguar shtrenjtë për importin e energjisë në katër vitet e fundit.

“Rreth 735 milionë euro janë paguar për import të energjisë, prej tyre 142 milionë euro në vitin 2024 dhe 259 milionë euro në vitin 2025”, theksoi ai.

Sipas Hotit, mbështetja vetëm në qymyr e ekspozon Kosovën ndaj kostove të ardhshme shtesë, përfshirë tarifat për emetimin e karbonit, të cilat në fund do të reflektohen në faturat e qytetarëve.

Ai nënvizoi se projekti i gazit amerikan ka edhe rëndësi të madhe gjeopolitike, pasi – sipas deklarimeve amerikane – synon reduktimin e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor.

Në fund, Hoti u bëri thirrje odave ekonomike, bizneseve, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve që të bashkohen në një protestë demokratike për mbështetjen e projektit të gazit amerikan dhe ruajtjen e aleancës strategjike të Kosovës me SHBA.

Related

Previous Post

Trump: “Jam më i fuqishëm se Napoleoni dhe Aleksandri i Madh – ata s’kishin aeroplanë”

Next Post

Kërçeli i përgjigjet Hotit: Mbrojeni LDK-në, jo aleancën me SHBA-të

Next Post
Kërçeli i përgjigjet Hotit: Mbrojeni LDK-në, jo aleancën me SHBA-të

Kërçeli i përgjigjet Hotit: Mbrojeni LDK-në, jo aleancën me SHBA-të

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.