Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Hoxha reagon ndaj Paunoviqit: Deklaratat për spastrimin etnik rihapin plagë që ende nuk janë shëruar”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
14/07/2026
in Category
0
“Hoxha reagon ndaj Paunoviqit: Deklaratat për spastrimin etnik rihapin plagë që ende nuk janë shëruar”.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila u shpreh se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998 do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën, ka nxitur reagime të ashpra edhe nga Shqipëria.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, e ka cilësuar këtë deklaratë si të papranueshme, tronditëse dhe një fyerje të rëndë për viktimat e luftës.

Përmes një reagimi në platformën X, Hoxha tha se deklarata e një anëtari të Qeverisë së Serbisë, që shpreh keqardhje pse në Kosovë nuk është kryer një spastrim etnik edhe më i madh, bie ndesh me vlerat mbi të cilat është ndërtuar Evropa moderne.

“Relativizimi dhe normalizimi i një prej krimeve më të rënda kundër njerëzimit, krime të dënuara nga historia, nga drejtësia ndërkombëtare dhe nga vetë ndërgjegjja njerëzore, bien ndesh me vlerat mbi të cilat është ndërtuar Evropa e sotme”, ka shkruar Hoxha në X.

Ai theksoi se deklarata të tilla dëmtojnë përpjekjet për pajtim dhe bashkëpunim në rajon, duke ushqyer mosbesimin dhe urrejtjen.

“Ato minojnë përpjekjet për pajtim dhe bashkëpunim, ushqejnë mosbesimin dhe urrejtjen, si dhe rihapin plagë që ende nuk janë shëruar. Askush nuk mund të ndërtojë besim duke rikthyer hijet më të errëta të së kaluarës, aq më pak duke lartësuar politika dhe figura që mbajnë përgjegjësi për tragjedi, vuajtje dhe krime që kanë lënë gjurmë të thella në historinë e rajonit tonë, siç është ‘kasapi i Ballkanit’”, theksoi ministri.

Hoxha shtoi se procesi i normalizimit të marrëdhënieve dhe pajtimit në Ballkanin Perëndimor nuk mund të ndërtohet mbi justifikimin e politikave kriminale të së kaluarës.

“Procesi i normalizimit dhe i pajtimit, për të cilin Kosova, Serbia dhe i gjithë rajoni ynë kanë aq shumë nevojë, kërkon para së gjithash përgjegjësi, reflektim dhe guxim për t’u përballur me të kaluarën. Ai nuk mund të ndërtohet kurrë mbi deklarata që justifikojnë apo lartësojnë politikat që sollën aq shumë dhimbje e shkatërrim, por vetëm mbi të vërtetën, respektin për viktimat dhe angazhimin e sinqertë për një të ardhme të përbashkët evropiane”, përfundon reagimi i kryediplomatit shqiptar transmeton Klankosova.tv.

Deklarata e ministres serbe ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë dhe Shqipëri, është dënuar edhe nga Bashkimi Evropian, ndërsa partitë opozitare në Serbi kanë kërkuar shkarkimin e saj.

Related

Previous Post

“Aksion ndërkombëtar: Dy ekstradime Kosovë–Shqipëri, arrestohet në Prishtinë shtetasi turk i kërkuar nga INTERPOL-i”.

Next Post

“KQZ miraton 156 mijë euro për Listën Serbe, pro voton edhe Vetëvendosja”.

Next Post
“KQZ miraton 156 mijë euro për Listën Serbe, pro voton edhe Vetëvendosja”.

“KQZ miraton 156 mijë euro për Listën Serbe, pro voton edhe Vetëvendosja”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.