Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“KQZ miraton 156 mijë euro për Listën Serbe, pro voton edhe Vetëvendosja”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
14/07/2026
in Category
0
“KQZ miraton 156 mijë euro për Listën Serbe, pro voton edhe Vetëvendosja”.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi sot ndarjen e mjeteve financiare për mbështetjen e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Gjithsej dy milionë e 83 mijë euro u ndanë për të gjitha subjektet politike parlamentare, përfshirë 156 mijë euro për Listën Serbe, të cilën partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, tentonte ta pengonte të merrte pjesë në zgjedhje.

Sipas një njoftimi për media të KQZ-së, vendimi për ndarjen e mjeteve u mor në një mbledhje elektronike të martën.

Vendimi është miratuar me pjesëmarrjen në votim të të gjithë përfaqësuesve të subjekteve politike në KQZ.

“Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për ndarjen e mjeteve financiare nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës për periudhën 9 korrik – 31 dhjetor 2026”, thuhet në njoftimin e KQZ-së, raporton Paparaci.

Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, 10% e fondit për mbështetjen e punës së deputetëve do të ndahet me vendim të veçantë të KQZ-së.

Sipas Ligjit për Finanicmin e Subjekteve Politike, mjetet nga Fondi ndahen në mes të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend në bazë të numrimit të ulëseve.

Kësisoj, më së shumti mjete nga ky fond ka përfituar Lëvizja Vetëvendosje – 850 mijë euro, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 381 mijë euro.

 

Related

Previous Post

“Hoxha reagon ndaj Paunoviqit: Deklaratat për spastrimin etnik rihapin plagë që ende nuk janë shëruar”.

Next Post

KDI kërkon caktimin urgjent të seancës konstituive të Kuvendit.

Next Post
KDI kërkon caktimin urgjent të seancës konstituive të Kuvendit.

KDI kërkon caktimin urgjent të seancës konstituive të Kuvendit.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.