Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hykmete Bajrami: 2,913 kontrata njëburimore në vlerë prej 359 milionë eurosh nga viti 2021 deri në tetor 2026

Qendra Info by Qendra Info
25/10/2026
in Lajme
0
Bajrami pas vendimit të Supremes: Liberalizimi i tregut joligjor, bizneset u goditën nga vendimet e ZRRE-së
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hykmete Bajrami ka ngritur shqetësime për numrin dhe vlerën e kontratave njëburimore të lidhura nga organizatat buxhetore në Kosovë, duke kërkuar hetimin e tyre.

Në një postim në Facebook, Bajrami ka bërë të ditur se, sipas të dhënave zyrtare, nga marsi i vitit 2021 deri në mesin e tetorit 2026 janë lidhur gjithsej 2,913 kontrata njëburimore, me vlerë prej 359 milionë eurosh.

Sipas saj, 1,706 prej këtyre kontratave janë kontrata fillestare, në vlerë prej 304 milionë eurosh, ndërsa 1,207 janë aneks-kontrata, në vlerë prej 55 milionë eurosh.

Bajrami ka vënë në dukje se këto shifra vijnë në një kohë kur pacientët, sipas saj, mbesin pa barna për shkak të procedurave të prokurimit.

Ajo ka përmendur edhe rastin e furnizimit me pelet nga komunat, duke e cilësuar si shembull të dëmit të mundshëm financiar nga kontratat njëburimore.

Sipas saj, Komuna e Podujevës e kishte blerë peletin me kontratë të negociuar për 520 euro për ton, ndërsa Komuna e Graçanicës e kishte blerë nga e njëjta kompani për 380 euro për ton, përmes një tenderi të hapur.

Dallimi mes dy çmimeve është 140 euro për ton.

Bajrami ka kërkuar që këto kontrata të hetohen, duke pretenduar se kontratat e lidhura pa miratimin paraprak të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik përbëjnë keqpërdorim të parasë publike.

Në fund të reagimit të saj, ajo ka kërkuar përgjegjësi për përdorimin e taksave të qytetarëve, duke përmendur edhe mungesën e barnave për pacientët që trajtohen nga kanceri.

“Përgjegjësi!”, ka përfunduar Bajrami reagimin e saj.

Related

Previous Post

Horoskopi i madh javor: Demi duhet të ketë kujdes nga stresi, ndërsa Virgjëreshat i pret një njohje interesante

Next Post

Rama prezanton paketën me 6 masa kundër dhunës në protesta: Dëmshpërblim për bizneset dhe gjoba deri në 500 mijë lekë

Next Post
Rama prezanton paketën me 6 masa kundër dhunës në protesta: Dëmshpërblim për bizneset dhe gjoba deri në 500 mijë lekë

Rama prezanton paketën me 6 masa kundër dhunës në protesta: Dëmshpërblim për bizneset dhe gjoba deri në 500 mijë lekë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.