Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hykmete Bajrami: Buxheti 2026 nuk pasqyron as strukturën e Qeverisë

Qendra Info by Qendra Info
20/02/2026
in Lajme
0
Bajrami pas vendimit të Supremes: Liberalizimi i tregut joligjor, bizneset u goditën nga vendimet e ZRRE-së
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas miratimit të ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026 në Kuvendin e Kosovës, duke e kritikuar ashpër mënyrën e hartimit dhe përmbajtjen e tij.

Sipas saj, megjithëse LVV është në pushtet që nga viti 2021 dhe ka qenë në dijeni për rezultatin e zgjedhjeve që nga 28 dhjetori 2025, ligji i miratuar sot nuk pasqyron as strukturën aktuale të Qeverisë.

“4 nga 19 ministra mbeten pa buxhet me ligjin që kaloi sot”, ka shkruar Bajrami, duke e cilësuar këtë si tregues të mungesës së seriozitetit në planifikimin buxhetor.

Ajo ka akuzuar Qeverinë për keqmenaxhim të parasë publike gjatë pesë viteve të fundit, duke përmendur, sipas saj, mbi 3500 kontrata me negocim të drejtpërdrejtë dhe skema korruptive publike, pa projekte kapitale me vlerë afatgjatë për vendin.

Si shembull, Bajrami ka përmendur rrugët rajonale që, sipas saj, prej gjashtë vitesh mbeten në gjendje punishtesh të pezulluara.

Deputetja e LDK-së ka kritikuar gjithashtu politikën e shpërndarjes së mjeteve buxhetore, duke thënë se ato shpesh rrisin importin dhe thellojnë deficitin tregtar. Sipas saj, shteti është kthyer në mekanizëm që mbledh para nga qytetarët përmes inflacionit dhe më pas shpërndan ndihma të vogla për të mbuluar, siç tha ajo, dështimet në arsim, shëndetësi dhe fusha të tjera.

Në fund, Bajrami theksoi se vota nuk duhet të jetë qëllim në vetvete, por mjet për realizimin e programit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, duke shtuar se, sipas saj, kjo nuk po reflektohet në qasjen e LVV-së ndaj qeverisjes.

Related

Previous Post

Mini-punë gjatë lejes prindërore në Gjermani: Çfarë duhet të dinë bashkëatdhetarët tanë

Next Post

Zelensky: Gati për kompromise të vërteta, jo ultimatume nga Rusia

Next Post
Zelensky kërkon përgjigje: Çfarë bëjnë aleatët nëse Rusia nis sërish luftën kundër Ukrainës?

Zelensky: Gati për kompromise të vërteta, jo ultimatume nga Rusia

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.