Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë fundjavës, pasi në Kosovo priten temperatura të larta, të cilat kategorizohen si valë e të nxehtit me intensitet mesatar.
Sipas njoftimit të institucionit, duke u bazuar në parashikimet e Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat e ngritura mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e qytetarëve, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të popullsisë.
IKSHPK ka theksuar se fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit janë më të rrezikuar nga efektet e temperaturave të larta.
Instituti u ka rekomanduar qytetarëve që të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell, të mbajnë ambientet e banimit sa më të freskëta, të konsumojnë sasi të mjaftueshme uji dhe të tregojnë kujdes të veçantë për foshnjat, fëmijët dhe personat e moshuar.
“Mbrohuni nga temperaturat e ngritura: qëndroni larg të nxehtit, mbajeni shtëpinë e freskët, freskoni trupin dhe pini ujë, mbroni të ndjeshmit, e sidomos foshnjat dhe fëmijët nga nxehtësia”, thuhet në njoftimin e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

