Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Ish-ministre, kryetar komune e deputetë: Emrat e njohur të VV-së që përfunduan në fund të listës.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
09/06/2026
in Category
0
Ish-ministre, kryetar komune e deputetë: Emrat e njohur të VV-së që përfunduan në fund të listës.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përderisa po vazhdon procesi i numërimit të votave, deri më tani janë numëruar votat e mbi 23 për qind të kandidatëve për deputetë, ndërsa në Lëvizjen Vetëvendosje pritet të ketë zhgënjim nga disa ish-deputetë, ish-kryetarë e ish-ministra të dalë nga VV, të cilët kanë mbetur në fund të listës sa i përket votave.

Duke filluar nga ish-ministrja Rozeta Hajdari, e cila, përkundër skandaleve si minstre me rezervat shtetërore, nga VV ishte futur në garë për deputete. Ajo momentalisht renditet e 79-ta në listën e VV-së për deputetë, me 1,820 vota.

Më poshtë se Hajdari renditet ish-kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili, tani për tani, kur janë numëruar mbi 23 për qind e votave, renditet i 81-ti në listën e VV-së për deputetë, me 1,745 vota.

Ndërsa edhe më keq se dy të parët qëndron ish-analisti “i pavarur”, Viktor Buzhala, i cili kishte dështuar edhe në zgjedhjet e kaluara të bëhej deputet. Tash për tash, ai renditet i 84-ti me vetëm 1,721 vota.

Katërshen e rrumbullakson i famshmi Fatos Geci, i cili njihet për deklarata skandaloze ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë. Gjithashtu, ai kishte fyer edhe kolegen e tij në Kuvendin e Kosovës, Vlora Çitakun. Geci në zgjedhjet e fundit kishte arritur të bëhej deputet, por si duket jo edhe këtë herë, pasi, sipas trendit aktual të numërimit të votave për deputetë, ai duket se do të jetë ndër më pak të votuarit e listës së VV-së.

Pasi janë numëruar rreth 23 për qind e votave, Fatos Geci renditet i 86-ti, me 1,670 vota.

Ndryshe, rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 42.91 për qind, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.08 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.60 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.17 për qind.

Bazuar në këto të dhëna paraprake, projeksionet e ulëseve në Kuvend janë: Vetëvendosje me 48 mandate, PDK me 24, LDK me 20 dhe AAK me 8 mandate.

Related

Previous Post

Kurti: Jo gazsjellësit amerikan, energji nga terminali LNG në Vlorë dhe gazifikim i linjitit.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.