Të mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot i nxehtë dhe me zagushi. Gjatë pjesës së parë të ditës do të ketë periudha me diell dhe vranësira të pjesshme, ndërsa pasdite priten zhvillime të fuqishme konvektive.
Si pasojë e këtyre zhvillimeve atmosferike, në disa rajone priten rrebeshe lokale shiu të shoqëruara me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Reshjet do të jenë të karakterit lokal, por aty ku paraqiten mund të jenë mjaft intensive. Në disa zona të vendit nuk përjashtohet mundësia që të mos ketë fare reshje.
Temperaturat do të mbeten të larta për këtë periudhë, duke u luhatur nga 14°C minimalja deri në 31°C maksimalja.

