Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Jakup Krasniqi viziton Kosovën pas lejes nga Gjykata Speciale për arsye humanitare

Qendra Info by Qendra Info
18/11/2026
in Lajme
0
ZPS: Roli i Krasniqit është më shumë se i zëdhënësit, ishte pjesë e NPK-së
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka ardhur sot nga Haga në Kosovë, pasi ka marrë leje nga Gjykata Speciale për një vizitë për arsye të forta humanitare. Sipas raportimeve, vizita lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka konfirmuar për IndeksOnline se leja është miratuar nga trupi gjykues për arsye humanitare.

Ai ka shpjeguar se kërkesa është trajtuar në mënyrë urgjente nga gjyqtarët, duke u bazuar në rregullat e gjykatës dhe në të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

“Për momentin, e vetmja gjë që mund të them është se kjo erdhi si pasojë e arsyeve të forta humanitare. Pala e akuzuar mund të paraqesë një kërkesë të tillë dhe më pas gjyqtarët, duke u mbështetur në rregullat e gjykatës si dhe në të drejtën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, marrin një vendim me urgjencë dhe profesionalizëm”, ka deklaruar Doyle.

Nuk bëhet i ditur kohëzgjatja e vizitës

I pyetur se për sa ditë i është lejuar Krasniqit të qëndrojë në Kosovë, Doyle nuk ka dhënë detaje, duke thënë se informacione të tjera mund të publikohen më vonë përmes dokumenteve gjyqësore.

“Siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, pasi të jenë kryer vizitat, mund të bëhen publike më shumë informacione, përfshirë ato në dokumentet gjyqësore. Për momentin, nuk jam në gjendje të jap detaje të tilla operative”, ka thënë ai.

Krasniqi ishte për herë të fundit në Kosovë në tetor të vitit 2024.

Ai është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, me aktgjykimin e shpallur më 16 shtator 2026.

Related

Previous Post

Austri: Subvencion prej 150 eurosh për ngrohje, ja kush mund të përfitojë dhe si të aplikojë

Next Post

Më 29 nëntor mbahet testi me shkrim për kandidatët për prokurorë të shtetit

Next Post
Gara për Kryeprokuror të Shtetit: Konfirmohen 5 kandidatët për postin më të lartë në Prokurori.

Më 29 nëntor mbahet testi me shkrim për kandidatët për prokurorë të shtetit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.