Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Janez Jansha rikthehet në pushtet, merr mandatin e katërt si kryeministër i Sllovenisë

Qendra Info by Qendra Info
22/05/2026
in Lajme
0
Janez Jansha rikthehet në pushtet, merr mandatin e katërt si kryeministër i Sllovenisë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lideri i Partisë Demokratike Sllovene (SDS), Janez Janša, është rikthyer në krye të qeverisë së Sllovenisë, pasi Parlamenti i vendit votoi pro mandatit të tij të katërt si kryeministër.

Janša siguroi 51 vota nga 87 deputetë pjesëmarrës, pas arritjes së një marrëveshjeje koalicioni me disa parti të djathta parlamentare, duke i dhënë fund ngërçit politik që kishte përfshirë vendin pas zgjedhjeve parlamentare të marsit.

Vetëm pak ditë më parë, Janša kishte bërë të ditur se partia e tij kishte arritur të siguronte shumicën e nevojshme parlamentare për krijimin e qeverisë së re.

Në deklaratën e tij pas votimit, ai kritikoi kundërshtarët politikë, duke thënë se nuk arritën të ndërtonin një shumicë funksionale.

“Të tjerët u përpoqën të formonin koalicion, por dështuan. Ne e ndërtuam ndryshe, mbi bazë programi dhe hap pas hapi”, deklaroi Janša.

Kriza politike në Slloveni nisi pas zgjedhjeve parlamentare të marsit, kur kandidati liberal Robert Golob fitoi me rezultat të ngushtë ndaj Janšës, por nuk arriti të sigurojë mbështetjen e nevojshme për krijimin e qeverisë. Dështimi për të ndërtuar koalicion i hapi rrugë negociatave të reja të Janšës me forcat konservatore dhe nacionaliste.

Rikthimi i Janšës shihet me rëndësi edhe në skenën politike evropiane. Ai konsiderohet prej vitesh një nga aleatët më të afërt të Donald Trump në Evropë dhe shpesh është krahasuar me liderë konservatorë dhe populistë si Viktor Orbán.

Pas votimit, reagoi edhe presidentja e Komisionit Evropian, e cila e uroi Janšën për rikthimin në detyrë dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim lidhur me sfidat e përbashkëta evropiane.

Janez Janša ka drejtuar më parë qeverinë sllovene në tre mandate dhe njihet për qëndrimet e tij të ashpra ndaj emigracionit, mediave dhe politikave liberale evropiane. Rikthimi i tij pritet të sjellë një orientim më konservator të politikës së Sllovenisë dhe një afrim më të madh me kampin e djathtë evropian.

Related

Previous Post

Këshilli i BE-së konfirmon konferencën ndërqeveritare me Shqipërinë më 26 maj, vendosen piketat përmbyllëse për grupkapitullin “Themeloret”

Next Post

Bedri Hamza nga Prishtina: Më 7 qershor do t’i themi STOP krizës dhe do ta ndryshojmë Kosovën

Next Post
Bedri Hamza nga Prishtina: Më 7 qershor do t’i themi STOP krizës dhe do ta ndryshojmë Kosovën

Bedri Hamza nga Prishtina: Më 7 qershor do t’i themi STOP krizës dhe do ta ndryshojmë Kosovën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.