Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Jashari pret komandantët e forcave speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë

Qendra Info by Qendra Info
29/09/2026
in Lajme
0
Jashari pret komandantët e forcave speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantët e strukturave të operacioneve speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë.

Sipas njoftimit të FSK-së, në takim është diskutuar për bashkëpunimin, koordinimin dhe shkëmbimin e përvojave profesionale, me fokus në operacionet speciale, trajnimet dhe zhvillimin e kapaciteteve.

Një pjesë e diskutimeve i është kushtuar edhe ushtrimeve të përbashkëta, të cilat u vlerësuan si mundësi për rritjen e ndërveprueshmërisë, forcimin e koordinimit dhe avancimin e kapaciteteve operacionale të forcave pjesëmarrëse.

Në këtë kuadër është diskutuar edhe ushtrimi “Valor Shield 2026”, si një mundësi për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet forcave të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Gjeneral Jashari, sipas FSK-së, ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me forcat partnere të Shqipërisë dhe Kroacisë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit dhe angazhimeve të përbashkëta për zhvillimin profesional dhe rritjen e kapaciteteve të FSK-së.

Takimi vjen në kuadër të bashkëpunimit ushtarak dhe të sigurisë mes Kosovës dhe dy vendeve partnere, me fokus të veçantë te trajnimet, operacionet speciale dhe ndërveprueshmëria ndërmjet forcave.

Related

Previous Post

Rydox, tregu ilegal i të dhënave të vjedhura: Dy vëllezër nga Kosova pranojnë fajësinë në SHBA

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.