Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kanye West koncert në Tiranë, bllokohen disa rrugë më 11 korrik – Policia publikon planin e qarkullimit

Qendra Info by Qendra Info
09/07/2026
in Lajme
0
Kanye West koncert në Tiranë, bllokohen disa rrugë më 11 korrik – Policia publikon planin e qarkullimit
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana do të presë më 11 korrik 2026 koncertin e artistit me famë botërore Kanye West, ndërsa autoritetet shqiptare kanë njoftuar masa të veçanta për organizimin e trafikut dhe sigurinë gjatë zhvillimit të aktivitetit.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, do të ketë kufizime dhe bllokime të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore pranë vendit ku do të mbahet koncerti.

Rrugët që do të bllokohen:

  • Nga ora 07:00 deri në 24:00 do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës Durrës–Tiranë, nga zona e “Eiffelit” deri te “Casa Italia”. Ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje për subjektet.
  • Nga ora 07:00 deri në 24:00 do të mbyllet korsia e daljes së autostradës Durrës–Tiranë në rrethrrotullimin e “Casa Italia”.
  • Nga ora 12:00 deri në 24:00 do të ndalohet qarkullimi në segmentin “Casa Italia” – Rruga “Pavarësia” – Rruga “Sokrat Miho”.
  • Nga ora 12:00 deri në 24:00 do të ndalohet qarkullimi në segmentin Rruga “Sokrat Miho” – Rruga “Kasem Shima” – Rruga “7 Nëntori”, i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.

Policia bën të ditur se edhe segmenti nga Ura e Institutit deri te “Casa Italia” mund të ketë bllokime të pjesshme, varësisht nga fluksi i pjesëmarrësve, për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit dhe menaxhimin e trafikut.

Ndërkohë, Agjencia për Media dhe Informim (MIA) u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve që të përdorin linjën e dedikuar të transportit, me qëllim shmangien e kolonave dhe lehtësimin e qarkullimit.

Koncerti do të zhvillohet në Eagle Stadium, një arenë me kapacitet prej rreth 60 mijë spektatorësh, e ndërtuar në kilometrin e parë të autostradës Tiranë–Durrës. Për organizimin e këtij eventi janë angazhuar mbi 3.500 punonjës, ndërsa koncerti është pjesë e turneut botëror të Kanye West për vitin 2026.

Po ashtu, Qeveria e Shqipërisë ka miratuar një akt normativ që parashikon financimin me 4 milionë euro për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, i cili konsiderohet ndër ngjarjet më të mëdha kulturore dhe artistike të zhvilluara në vend vitet e fundit.

Related

Previous Post

PDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin me Kurtin, pret plan konkret për formimin e institucioneve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.