Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se gjatë ditës së diel, më 31 maj 2026, do të realizohen punime për sigurinë dhe mirëmbajtjen e sistemit energjetik.
Si pasojë e këtyre punimeve, konsumatorët në disa lagje të Prishtinës do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike.
Sipas KEDS-it, në rajonet e tjera të Kosovës – Prizren, Pejë, Ferizaj, Mitrovicë, Gjakovë dhe Gjilan – nuk janë planifikuar ndërprerje për shkak të punimeve gjatë ditës së diel.
Ndërprerje të planifikuara në Prishtinë
Nga ora 10:30 deri në 10:45 dhe nga 16:15 deri në 16:30
NS 110/10 kV Prishtina 2 – Dalja 20 kV J11 PR2, Dalja nr. 6
Zonat e prekura:
- Një pjesë e rrugës “Xheladin Hana”
- Një pjesë e rrugës “Ndue Përlleshi”
- Një pjesë e rrugës “Enver Maloku”
- Një pjesë e rrugës “Shaqir Igrishta”
- Një pjesë e rrugës “Muharrem Fejza”
Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension dhe manipulimi me ndarësit e tensionit të mesëm.
Nga ora 10:30 deri në 10:45 dhe nga 16:15 deri në 16:30
NS 110/10 kV Prishtina 7 – Dalja 20 kV J28 PR7, Dalja nr. 6
Zonat e prekura:
- Shkolla “Pavarësia”
- Lagjja e Spitalit 4/1
- Vëllezërit Asllani
- Pozhegu Brothers
- VG Construction
- Basri Jonuzi M&B
- Uni Projekt
Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension dhe manipulimi me ndarësit e tensionit të mesëm.
Ndërprerje më e gjatë në zonën e Matit
Nga ora 10:30 deri në 16:30
Nga Dalja 20 kV J11 PR2, Dalja nr. 6, do të mbeten pa energji këto nënstacione:
- NS Rrustem Rukolli “R & Rukolli” sh.p.k.
- NS Durim Prishtina DP Partners sh.p.k.
- NS Vojisllav Dancetovi Objekt-L2
- NS Hasan Mekuli Objekt-2
Zonat e prekura:
- Një pjesë e rrugës “Muharrem Fejza”
- Lagjja Mati 1
- Një pjesë e rrugës “C”
KEDS u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve të planifikojnë aktivitetet e tyre në përputhje me orarin e ndërprerjeve, ndërsa kërkon mirëkuptim për shqetësimet e mundshme gjatë realizimit të punimeve në rrjetin energjetik.

