KEDS ka njoftuar se të shtunën, më 18 prill 2026, do të realizohen punime të planifikuara në rrjetin energjetik, të cilat do të shkaktojnë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa zona të vendit.
Sipas njoftimit, ndërprerjet do të ndodhin për shkak të punimeve për siguri të sistemit dhe projekteve investive.
Në rajonin e Prishtinë, ndërprerje do të ketë në disa zona të Albanës së Madhe nga ora 10:00 deri në 15:30, si dhe në pjesë të lagjes Arbëria dhe Kodrës së Trimave nga ora 08:00 deri në 18:00, për shkak të punimeve në rrjet dhe projekteve investive.
Në rajonin e Prizren, ndërprerje do të ketë nga ora 10:00 deri në 12:00 në disa fshatra, përfshirë Mamushën, Leshanin dhe Neprebishtin, për shkak të ndërhyrjeve teknike për siguri.
Ndërkohë, në rajonin e Ferizaj dhe zonat përreth, ndërprerjet do të zhvillohen në disa intervale kohore gjatë ditës, duke përfshirë fshatra të Lipjanit, Shtimes dhe rrugë kryesore, si pasojë e zëvendësimit të pajisjeve të dëmtuara dhe projekteve investive në rrjet.
KEDS u ka bërë thirrje qytetarëve që të mirëkuptojnë këto ndërprerje, duke theksuar se punimet janë të domosdoshme për rritjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së furnizimit me energji elektrike.

