Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, e shtunë, më 21 nëntor 2026, do të ketë ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike në disa lokalitete të vendit, për shkak të punimeve investive dhe ndërhyrjeve të domosdoshme për sigurinë e sistemit energjetik.
Sipas njoftimit, ndërprerjet do të përfshijnë rajonet e Prizrenit, Gjilanit, Gjakovës dhe Ferizajt, ndërsa në disa lokalitete ato do të zgjasin deri në nëntë orë e gjysmë.
Punimet përfshijnë vënien në funksion të linjave të reja elektrike, ndërrimin e transformatorëve dhe realizimin e projekteve për modernizimin e rrjetit të shpërndarjes.
Më poshtë është orari i plotë i ndërprerjeve sipas rajoneve.
Rajoni i Prizrenit
Dragash – Restelicë dhe fshatrat përreth
Nga ora 10:00 deri në 16:00, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në Lubovishtë, Kukjan, Vranishtë, Restelicë, Mlikë, Glloboqicë, Krushevë, Zlipotok dhe Orqushë.
Arsyeja: Vënia nën tension e linjës së re elektrike, në segmentet nga trafostacioni Krusheva deri te shtylla B13 dhe nga shtylla N01 deri te trafostacioni Restelica 1, sipas projektit investiv.
Rajoni i Gjilanit
Viti – Binçë dhe fshatrat përreth
Nga ora 11:30 deri në 15:00, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në Binçë, Buzovik, Debelldeh, Kabash, një pjesë të Kolishtës, Ramnishtë, Shushtë dhe një pjesë të rrugës “Agim Ramadani”.
Arsyeja: Ndërrimi i transformatorëve matës të rrymës (TMRR), në kuadër të punimeve për sigurinë e sistemit energjetik.
Rajoni i Gjakovës
Gjakovë – Dalja Ereniku
Nga ora 10:00 deri në 18:00, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në zonën e Qerimit dhe në rrugën “Fehmi Agani”.
Arsyeja: Realizimi i punimeve në kuadër të projektit investiv Feeder 2.
Rajoni i Ferizajt
Ferizaj – Jezerc dhe zonat përreth
Nga ora 08:30 deri në 18:00, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në zonat e Gllavicës, Nerodimes së Poshtme, Nerodimes së Epërme, Manastircit, Jezercit dhe Balajt, si dhe në rrugët “Naim Beka”, “Besim Rexhepi” dhe “Arsim Bega”.
Arsyeja: Vënia në funksion e transformatorit të ri në kuadër të projektit për trafostacionin e ri në Balaj.
Shtime – Dalja Fitorja
Nga ora 09:30 deri në 15:00, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në rrugët “Komandant Kumanova”, “Imer Devetaku”, “E Tiranës”, “14 Dhjetori” dhe “12 Qershori”.
Arsyeja: Punime nga pala e tretë për ndërrimin e transformatorit, kthinës dhe ormanit elektrik të tensionit 0.4 kV, sipas kushteve elektroenergjetike.
KEDS ka bërë të ditur se këto ndërprerje janë të planifikuara dhe lidhen me realizimin e punimeve për mirëmbajtjen, sigurinë dhe modernizimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike.
Burimi: KEDS

