Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të enjten, më 12 mars 2026, do të realizohen punime të domosdoshme për siguri dhe mirëmbajtje të sistemit energjetik. Si pasojë e këtyre punimeve, në disa zona të vendit do të ketë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.
Sipas njoftimit të KEDS, ndërprerjet do të prekin disa pjesë të Prishtinës, përfshirë Grashticën, Radashecin, rrugët Agim Ramadani, Nazim Gafurri dhe Elena Gjika, si dhe zona të tjera si Gjyqi, Emin Duraku, Xhamia e Llapit, Bahollët, Tophanja dhe rrugët përreth. Ndërprerje do të ketë edhe në Fushë Kosovë, në disa rrugë dhe lokalitete si Lismiri dhe Dardhishta.
Punime dhe ndërprerje të planifikuara do të ketë edhe në rajone të tjera të Kosovës. Në Pejë energjia do të ndërpritet në disa fshatra të Deçanit dhe Klinës, përfshirë Beranin, Prapaçanin, Baranin dhe disa vendbanime përreth.
Në Prizren, ndërprerje të përkohshme priten në disa pjesë të rrugëve Jashar Salihu, Ismet Gashi, Ismail Qemali dhe Aziz Kelmendi.
Ndërkohë, në rajonin e Ferizajt dhe Lipjanit ndërprerjet do të prekin disa fshatra dhe lagje si Lepina, Radeva, Skulaneva, Gadimja, Banulla dhe zona të tjera përreth.
Po ashtu ndërprerje janë paralajmëruar edhe në Gjakovë, konkretisht në disa lagje të Malishevës, si dhe në Gjilan, ku do të preken disa fshatra dhe zona të komunës së Kamenicës.
KEDS ka bërë të ditur se këto ndërprerje janë të nevojshme për mirëmbajtje, projekte investive dhe eliminimin e defekteve në rrjet, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve gjatë kohës së realizimit të punimeve.

