Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike

Qendra Info by Qendra Info
24/08/2026
in Lajme
0
KOSTT paralajmëron reduktime të energjisë: Kufizim i ngarkesës për shkak të mungesës së nominimeve nga KESCO
0
SHARES
26
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, e hënë, 24 gusht, do të zhvillohen punime të planifikuara në rrjetin elektrik për mirëmbajtjen dhe sigurinë e sistemit energjetik.

Si pasojë e këtyre punimeve, në disa lokalitete të Kosovës do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike.

Prishtinë

  • 11:00–12:00 – Afrim Zhitija Ob.01, nr. 1, për shkak të testimit të mbrojtjes rele, Buchholzit dhe termometrit.
  • 10:30–15:10 – Rruga Aziz Zhilivoda dhe Tutini, në kuadër të projektit TS Tutini.
  • 10:00–15:30 – Grashticë dhe Radashec, për mirëmbajtje preventive dhe eliminimin e defekteve të evidentuara gjatë inspektimit me dron.
  • 09:00–14:00 – Zllatar, zona te Liqeni i Badovcit dhe Zllatar-Bejtush Gërbeshi, për realizimin e punimeve sipas projektit të energjisë elektrike.

Prizren

10:00–15:30 – Ndërprerje në disa zona të Prizrenit dhe rrethinës, përfshirë Lubishtën, Korishën, Lutogllavën, Malësinë e Re, Studençanin, Velezhën, Lexhendin, Pllanjanin, Trepetincën, Caparcin, Dobërdelanin, Gjin Muzakën, Reçanin dhe disa rrugë të qytetit.

Arsyeja është mirëmbajtja preventive dhe eliminimi i defekteve të evidentuara gjatë inspektimit me dron.

Ferizaj

10:00–15:30 – Ndërprerje në daljen Gaçka.

Pa energji elektrike do të mbesin pjesë të Bajnicës, Burnikut, Gaçkës, Gaçkës së Epërme, Gërlicës, Gërlicës së Epërme, Gjelbinit, Gremës, Izhancës, Koshtanës, Semajës dhe Varoshit.

Mitrovicë

10:00–15:30 – Ndërprerje në degëzimin Kaqanoll, në kuadër të punimeve për pastrimin e trasesë.

Pa tension do të mbetet zona e Kaçanollit.

Gjakovë

10:00–15:30 – Ndërprerje në zonën e Ponoshecit, ku përfshihen Babaj i Bokës, Dallashaj, Devë, Duzhnjë, Gusk, Jahoc, Korenicë, Madanaj, Mejë, Morinë, Nec, Orize, Ponoshec, Popoc, Ramoc, Rracaj, Rrypaj, Sheremet, Shishman dhe Smolicë.

Në të njëjtin interval do të ketë ndërprerje edhe në Batushë, Brovinë, Molliq, Berijah, Stubëll dhe Nivokazë.

Punimet kanë të bëjnë me eliminimin e defekteve dhe gjetjeve të evidentuara gjatë inspektimit me dron.

Rahovec

09:00–17:00 – Ndërprerje në Bellacërkë, Brestoc, Celinë, Hoçë të Vogël, Hoçë të Madhe, Nagavc, Opterushë, Velika Hoca dhe Zoçishtë.

Punimet janë pjesë e projekteve investive dhe përfshijnë ndërrimin e ndarësit dhe vendosjen e izolatorëve në trafoshtyllë.

Punime nga KOSTT

08:30–17:00 – Do të ketë ndërprerje në zonën e Fshajt, Muhaderit, Pnishit, Rogovës, Smaqi, Ujzit dhe Marmullit.

Sipas njoftimit, punimet përfshijnë furnizimin dhe instalimin e pajisjeve OPGW si dhe vendosjen e brinjëve të izolatorëve në linjën përkatëse.

KEDS u rekomandon konsumatorëve në zonat e prekura që të kenë kujdes me pajisjet elektrike gjatë ndërprerjes dhe pas rikthimit të furnizimit.

Related

Previous Post

E hëna sjell vapë dhe diell në Kosovë, pasdite mund të ketë rrebeshe të izoluara

Next Post

Trainkos dërgoi zyrtarë në Serbi për riparimin e vagonëve, ndërmarrja mori masa ndaj punëtorit që e bëri publike

Next Post
Trainkos dërgoi zyrtarë në Serbi për riparimin e vagonëve, ndërmarrja mori masa ndaj punëtorit që e bëri publike

Trainkos dërgoi zyrtarë në Serbi për riparimin e vagonëve, ndërmarrja mori masa ndaj punëtorit që e bëri publike

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.