Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën, më 12 gusht 2026, do të zhvillohen punime të planifikuara për mirëmbajtje, investime dhe sigurinë e sistemit energjetik.
Për shkak të këtyre punimeve, në disa zona të Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt, Mitrovicës, Gjakovës dhe Gjilanit do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike.
Prishtinë
10:00–15:30 – Milloshevë dhe zona përreth
Nga TS 35/10kV Mazgiti do të ndërpritet dalja 10kV J05 Milloshevë.
Pa energji do të mbesin: Millosheva, Babin Movci, Graca, Stanofci Kaqanollët, si dhe disa konsumatorë afaristë.
09:00–18:00 – Lupq, Vranidoll dhe Tenezhdoll
Do të ndërpritet dalja 10kV Luzhan nga TS 35/10kV Besia.
Përfshihen Prugovci-1, Lupqi i Poshtëm, Vranidolli dhe Tenezhdolli, si dhe Kazerma e FSK-së në Vranidoll.
09:00–18:00 – Zona e Podujevës
Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërpritet dalja J19 Fshatrat 2.
Ndërprerja prek Sibofcin, Lluzhanin, Penuhën, Lupçin e Epërm, Llukën, Majacin dhe Popovën.
08:30–18:00 – Prishtina 3
Do të ndërpriten daljet Remonti kabllovik J28 dhe Arbëria 6 J22.
Pa energji do të mbesin pjesë të Rrugës UÇK-së, Jakovë Xoxës, Meto Bajraktarit, si dhe pjesë të Arbërisë, Pandora dhe Banesat e Novosellëve.
08:30–18:00 – Xhamia e Llapit
Do të ndërpritet dalja J25 Xhamia e Llapit 1.
Ndërprerja prek zonën e Xhamisë së Llapit I, Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Shkollës “Emin Duraku” dhe Spitalit të Mushkërive I, si dhe disa konsumatorë afaristë.
Prizren
00:00–07:00 – një pjesë e madhe e Prizrenit
Nga TS 110/35/10kV Prizreni 1 do të ndërpritet TR3 në anën 10kV, ndërsa pa tension do të mbesin të gjitha daljet 10kV.
Ndërprerja prek një numër të madh rrugësh në qytet, si dhe Krajkun, Landovicën, Tupecin, Atmagjën, Gjonajn, Karashëngjegjin, Kojushën, Mazrekun, Nashecin dhe Zymin e Hasit.
Ndër konsumatorët afaristë të prekur janë “NEWCO Aromatik”, “Euro Food”, “ABI”, “VALI”, “ABI&ELIF”, “G-5” dhe KFOR-i Turk.
Arsyeja: Ndërrimi i mbrojtjeve rele të dy linjave ajrore dhe transformatorëve T2 dhe T3 në NS Prizreni 1.
10:00–15:30 – Zhur dhe fshatrat përreth
Nga NS 35/10kV Zhuri do të ndërpritet dalja 10kV Hoqa e Qytetit.
Pa energji do të mbesin Zhuri, Vlashnja, Poslishta, Nasheci, Murademi, Lubiqeva, Leskoveci, Kobaja, Jeshkova, Hoqa e Qytetit, Grazhdaniku dhe Billusha.
Ndërprerja prek edhe disa biznese, përfshirë Restorant “Kështjella”, “Pompa Benzines Zhuri”, Betonjeraja “Vëllezërit e Bashkuar” dhe “Fanaj Petroll”.
Ferizaj
09:00–12:00 – Janjevë dhe rrethinë
Ndërpritet dalja 10kV Janjeva nga TS 35/10kV Badovci.
Pa energji: Janjeva, Shashkovci, Akllapi, Terbuvci, Gushterica e Epërme dhe Shushica.
09:00–17:00 – Ferizaj dhe fshatrat përreth
Nga NS 35/10kV Ferizaj II do të ndërpritet dalja J19 Kosova Petroll.
Ndërprerja prek pjesë të rrugëve Driton Islami, e Reçakut dhe magjistrales Ferizaj–Prishtinë, si dhe Muhocin, Prelezin e Jerlive, Prelezin e Muhaxherëve dhe pjesë të Talinocit të Jerlive e Talinocit të Muhaxherëve.
Në të njëjtin interval do të ndërpritet edhe dalja J01 Prelez i Muhaxherëve, duke prekur Prelezin e Muhaxherëve.
Mitrovicë / Vushtrri
10:30–11:00 – Qytet e fshatra
Nga NS 110/10kV Vushtrria 2 do të ndërpritet dalja J08 Qytet e Fshatra.
Pa energji përkohësisht do të mbesin zona si Gjykata e Re, Kazerma 1, Zuqaka, Kosova Petrol, Sllatina, Debërlluku, Bajskë, Smrekonica, Pasoma, Tërllabuqi dhe pompat në Sllatinë.
10:30–13:00 do të ketë ndërprerje edhe në disa trafostacione, përfshirë Kazerma-2, TS Tradita, Lagjja Kastrati, Zuqakt dhe Rruga Haxhi Zeka.
Arsyeja: Kalimi i furnizimit nga linja ajrore në linjë nëntokësore.
Gjakovë / Rahovec
10:00–15:30 – Opterushë dhe fshatrat përreth
Nga NS 110/35/10kV Rahoveci do të ndërpritet dalja J17 Opterusha.
Pa energji do të mbesin Bellacërka, Brestoci, Celina, Hoça e Vogël, Hoça e Madhe, Nagavci, Opterusha, Velika Hoça dhe Zoçishta.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe ndërhyrje për eliminimin e defekteve të evidentuara gjatë inspektimit me dron.
Gjilan
Në rajonin e Gjilanit janë planifikuar disa ndërprerje të shkurtra për testimin e mbrojtjes rele:
- 10:00–11:00 – Ish-Fabrika e Baterive, Palma dhe konsumatorë komercialë te rrethi në hyrje të Gjilanit.
- 11:00–12:00 – Përlepnica dhe disa biznese e konsumatorë në këtë zonë.
- 12:00–13:00 – Shillova dhe një pjesë e rrugës së Bujanocit.
- 13:00–14:00 – Ish-Fabrika e Çelikut dhe Drini Market.
- 14:00–15:00 – pjesë të rrugëve Mulla Idrizi, Arbëria, Bajram Llovca, Edit Durham, Elena Gjika, Ibrahim Temo dhe Xheladin Kurbaliu, ndër të tjera.
10:00–15:30 – Vitia dhe rrethina
Nga NS 110/35kV Vitia do të ndërpritet dalja Gërmova.
Pa energji do të mbesin Gërmova, Goshica, Sadovina e Jerlive, Verbani, Dëbelldehu, Buzoviku, Binqa, Shushta dhe një pjesë e Kabashit, si dhe Hidrocentrali Eko Energy.
10:30–15:30 – Gjilani II
Do të ndërpritet dalja J05 Frigoriferi.
Ndërprerja prek pjesë të disa rrugëve në Gjilan, përfshirë 28 Nëntorin, Afrim Zhitinë, Agim Rashitin, Ali Hulugricën, Dheu i Bardhë, Fehmi Aganin, Gjergj Fishtën, Hasan Tasinin, Metush Krasniqin dhe Rexhep Malën, si dhe Kufcën e Epërme dhe Poredinën.
KEDS u bën thirrje konsumatorëve që të kenë parasysh oraret e punimeve dhe të marrin masat e nevojshme gjatë ndërprerjeve të planifikuara. Ndërprerjet mund të përfundojnë edhe më herët, në varësi të ecurisë së punimeve.

