Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të enjten, më 23 korrik 2026, do të realizohen punime të planifikuara për mirëmbajtjen dhe sigurinë e sistemit energjetik, si dhe projekte investive në disa rajone të vendit.
Si pasojë e këtyre punimeve, në disa qytete dhe lokalitete do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike.
Rajoni i Prishtinës
Punime për sigurinë e sistemit
- 10:00 – 15:30 – Arllat, Kleçkë, Vuqak, Llapushnik, Negrovc, Gjurgjicë, Terpezë, Berishë dhe Divilak.
- 11:00 – 14:00 – Rruga Nekibe Kelmendi.
Punime në projekte investive
- 10:00 – 15:00 – Lesna 1 dhe 2, rruga Dervish Hima, Model Sllovenia, Fitorja, Rukolli SHPK, NPN “Dynamic Com” dhe NTP Premtimi.
- 08:00 – 20:00 – Bahollët, Tophanja, rruga Meto Bajraktari, Bicurri, Art Konstruksion, “BH-Home” SHPK dhe Mentor Pllana-Dardania.
- 08:00 – 20:00 – Rruga Bedri Gjini.
- 08:00 – 20:00 – Një pjesë e rrugëve Tirana, Lidhja e Prizrenit, Maliq Pashë Gjinolli dhe Ahmet Haxhiu.
- 08:00 – 20:00 – Rrugët Mesud Çerkezi, Premtim Shaljani, Zymer Selimi, Behar Gërvalla, Liridon Brahimi dhe Vehbi Abdullahu.
Rajoni i Pejës
- 10:00 – 15:30 – Gurrakoc, Musollet, Prekallë, Trubohoc, Zabllaq, Zallqi, Shalonovicë, Osojan, Tupeq, Bllagaq dhe Dreja.
Rajoni i Mitrovicës
- 10:00 – 15:30 – Një pjesë e rrugëve Bahri Kuqi dhe Ismail Qemali, si dhe fshatrat Begaj, Gojbulë, Gumnishtë, Karaçë, Novosella e Begut (një pjesë), Shilovicë, Skromë, Studime, Studime e Ulët dhe Studime e Epërme.
Rajoni i Gjakovës
- 09:00 – 17:00 – Disa rrugë në Rahovec, përfshirë Xhelal Hajda-Toni, UÇK-së, Mizair Isma, Avdullah Bugari, Vëllezërit Frashëri, Hasan Prishtina, Sylejman Vokshi, Haxhi Zeka, Tafil Zyberi, Edit Durham dhe Bekim Sylka, si dhe një pjesë e fshatit Zatriq.
Rajoni i Gjilanit
- 10:00 – 15:30 – Budrikë e Epërme, Budrikë (një pjesë), Cërnicë, Livoç i Ulët (një pjesë), Nasalë dhe Partesh.
- 10:00 – 15:30 – Dragancë, Kufcë, Kufcë e Epërme, Kufcë e Ulët, Makresh i Epërm, Makresh i Ulët, Mellc (një pjesë), Stanishor dhe Strazhë.
KEDS bën të ditur se ndërprerjet janë të planifikuara për shkak të mirëmbajtjes preventive, eliminimit të defekteve, pastrimit të trasesë së rrjetit dhe realizimit të projekteve investive për modernizimin e rrjetit elektroenergjetik.

