Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të shtunën, më 26 shtator 2026, do të kryhen punime në rrjetin elektrik për sigurinë e sistemit dhe realizimin e projekteve investive.
Si pasojë e këtyre punimeve, në disa zona të Kosovës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Prishtinë
Punime në projekte investive
Nga TS 110/10 kV Prishtina 5 do të ndërpritet dalja 10 kV Kodra e Trimave 4 nga ora 08:30 deri në 18:00.
Pa energji do të mbesin: një pjesë e rrugës Mic Sokoli, një pjesë e rrugës Drenica, një pjesë e rrugës Fahri Fazliu dhe rruga Bedri Gjini.
Arsyeja: Ndërrimi i pajisjeve në TS.
Punime nga pala e tretë
Nga NS 110/20 kV Prishtina 7 do të ndërpritet dalja 10 kV J35 Prishtina e Re nga ora 12:00 deri në 16:00.
Vendet: 87. Veternik 7 dhe 340. Muharrem Fejza A-1 K-1, objekti Relax 6.
Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas PEE.
Mitrovicë dhe Skenderaj
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga NS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërpritet dalja 10 kV Likovci nga ora 10:00 deri në 11:00.
Pa energji do të mbesin: Arbëri e Epërme, Arbëri e Poshtme, Likovcë, Makërmal, Morinë, Plluzhinë, Pozhullë, Murg, Obri e Ulët, Obri e Epërme, Rrezallë, Shtuticë, Ticë, Tushil dhe një pjesë e Skenderajt.
Arsyeja: Shkyçja e rrjetit ajror 10 kV në segmentin Rezallë–Tushil, pasi Tushila kalon me furnizim nga LP 10 kV Llausha.
Nga NS 10/0.4 kV TS Rezallë e Re do të ketë ndërprerje nga ora 10:00 deri në 16:00.
Vendi: Rezallë-Deliu.
Arsyeja: Shkyçja e rrjetit ajror 10 kV në segmentin Rezallë–Tushil.
Gjithashtu, nga NS 10/0.4 kV TS Tushillë do të ketë ndërprerje nga ora 10:00 deri në 16:00.
Vendi: Tushillë.
Arsyeja: Shkyçja e rrjetit ajror 10 kV në segmentin Rezallë–Tushil, pasi Tushila kalon me furnizim nga LP 10 kV Llausha.
Nga dalja 10 kV J12 Llausha do të ketë ndërprerje nga ora 15:30 deri në 16:00 në këto transformatorë:
- Lagja e Re
- Tjegullorja e Vjetër
- Kaqkinët
- Rreci
- TSSHB-Rreci e Re
- Geci
- Vojvoda
- Manastiri i Deviqit
Pa energji do të mbesin Lagjja Vojvoda, Lagjja Geci, Lagjja e Re, Lagjja Rreci dhe Manastiri i Deviqit.
Arsyeja: Energjizimi i segmentit të ri të LP 10 kV Llaushë–Tushil.
Mitrovicë
Nga NS 110/10 kV Mitrovicë 2 do të ndërpritet dalja 10 kV Shipoli nga ora 10:30 deri në 15:15.
Pa energji do të mbesin rrugët Agim Çavdërbasha, një pjesë e Ali Hadrit, Dëshmorët e Kombit, një pjesë e Emin Durakut, një pjesë e Eqrem Qabejt, një pjesë e Gazmend Baliut, Gjon Belushi, Ilaz Kodra, një pjesë e Marija Krajës, një pjesë e Ndre Mjedës, Pjetër Budi, Shkodra, një pjesë e Elez Begut, një pjesë e Nora Kelmendit, një pjesë e Sami Gashit, një pjesë e Selman Vojvodës, një pjesë e Jetish Bajramit dhe një pjesë e Sylë Vokshit.
Ndërprerje do të ketë edhe në fshatrat Frashër i Vogël, Lushtë, Pirç, Shipol, Vaganicë, Vaganicë e Poshtme, Vaganicë e Epërme, Vërnicë dhe një pjesë e Zhabarit të Epërm.
Arsyeja: Vendosja dhe premontimi i shtyllave të tensionit të mesëm.

