Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të dielën, më 27 shtator 2026, do të kryhen punime për sigurinë e sistemit energjetik.
Si pasojë e këtyre punimeve, në disa zona të Prishtinës dhe rreth saj do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Prishtinë
Punime nga KOSTT-i
Nga NS 110/10(20) kV Prishtina 5 do të ndërpritet transformatori TR1 (J08), ndërsa të gjitha daljet 10 kV do të mbesin pa tension nga ora 10:00 deri në 15:00.
Pa energji do të mbesin: Kodra e Trimave 10, Kodra e Trimave 11, Kodra e Trimave 6, Nexhmi Llumnica, Kodra e Trimave, Kolovica e Re, Kolovica e Vjetër, zona te Zjarrfikësat, Çamëria 3, Xhemajl Ibishi 1 dhe 3, Abedin Rexha, Fusha e Pajtimit 2, Shkolla e Gjelbër dhe Hasan Brahimi, Pompat e ujësjellësit, Kodra e Trimave 3, Kodra e Trimave 1/1 dhe 1/2, Lidhja e Dytë e Prizrenit, Sh.F. “Emin Duraku”, Spitali i Mushkërive I, Kodra e Trimave 5, Qendra e Panaireve dhe Shaban Shala, si dhe zona të tjera të përfshira në këtë dalje.
Ndërprerje do të ketë edhe në Bardhosh, Baci Pertoll, Trudë, Milevc, Bërnicë e Epërme, Siqevë, Sharban, Bërnica e Ulët, Barilevë-Sheshivarët, Shaljanët, zona te Xhamia, Drenovc-Gashët, Kuvilab, Rub, ndriçimi publik i autostradës, Prugovc-Kaçure, Llukar, Makovc dhe Sinidol.
Arsyeja: Mirëmbajtje nga KOSTT.
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga NS 35/10(20) kV Mazgiti do të ndërpritet dalja 20 kV J15 Breznicë nga ora 10:00 deri në 13:00.
Pa energji do të mbesin Breznica, Kozarica dhe Barileva.
Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit TR-3.
KEDS ka njoftuar se në rajonet e Pejës, Prizrenit, Ferizajt, Mitrovicës, Gjakovës dhe Gjilanit nuk janë paraparë ndërprerje për shkak të punimeve të planifikuara të dielën, më 27 shtator.

