Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KEDS publikon zonat që do të mbesin pa rrymë të hënën

Qendra Info by Qendra Info
16/02/2026
in Lajme
0
KOSTT paralajmëron reduktime të energjisë: Kufizim i ngarkesës për shkak të mungesës së nominimeve nga KESCO
0
SHARES
51
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KEDS ka njoftuar se të hënën, më 16 shkurt 2026, do të realizohen punime të planifikuara për siguri të sistemit energjetik dhe projekte investive, çka do të sjellë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa rajone të Kosovës.

Prishtinë

Nga NS 110/35/10kV Fushë Kosova do të ndërprehet dalja 10kV Vragolia nga ora 10:30 deri në 14:30. Pa energji do të mbesin: Vragoli, një pjesë e Miradisë së Ulët, Batusha, Henci, Pompen FAM GAS si dhe bizneset përgjatë rrugës Vragoli–Sllatinë. Arsyeja: vendosja e shtyllave të tensionit të mesëm në kuadër të projektit M.25.01.014.

Nga NS 110/10(20)kV Prishtina 5 do të ndërprehet dalja 10kV Rezervarët–KFOR nga ora 09:00 deri në 18:00. Preken Bardhoshi, Bërnica e Ulët, Barilevë (Sheshivarët, Shaljanët, zona te xhamia), Drenovc (Gashët), “Kuvilab”, Rub Shpk–Samir Rexha, ndriçimi publik për autostradë dhe Prugovc (Kaqurët). Arsyeja: punime investive në TS Bardhosh Blinda 3.

Prizren

Nga TS 110/35/10kV Prizreni 1 do të ndërpritet LP 35/10kV Pirana nga ora 10:00 deri në 15:00, duke lënë pa tension të gjitha daljet 10kV. Preken një numër i madh fshatrash, përfshirë Bregun e Drinit, Kabash i Hasit, Lubizhdë e Hasit, Mamusha, Piranë, Krushë e Madhe e Vogël, Randobravë dhe zona të tjera, si dhe disa biznese. Arsyeja: rregullimi i kokave kabllovike dhe zëvendësimi i shkarkuesve të mbitensionit në hyrje të NS Pirana 35kV.

Ferizaj

Nga NS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet dalja 10kV drejtimi i Komogllavës nga ora 09:00 deri në 12:00. Preken Bibaj (një pjesë), Fshati i Vjetër, Gërlica, Komogllava, pjesë të magjistraleve Ferizaj–Kaçanik dhe Prishtinë–Ferizaj si dhe Varoshi. Arsyeja: ngritja e një shtylle nën tension sipas projektit të aprovuar.

Gjakovë (Malishevë)

Nga NS 35/10kV Malisheva do të ketë ndërprerje në disa dalje 20kV:

– Dalja Carralluka nga ora 12:00 deri në 13:00: preken Caralluka, Dragobili, Drenoci, Panorci, Shkarashnika, Tërpeza e Poshtme, Vërmica dhe disa rrugë në Malishevë.
– Dalja Bellanica nga ora 11:00 deri në 12:00: preken Balinca, Bardha, Bellanica, Javori, Lladroci, Lubizhda, Lluzhnica, Ngucat, Seniku, Temeqina dhe disa rrugë.
– Dalja Banja nga ora 13:00 deri në 14:00: preken Banja, Gajraku dhe rruga “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”.

Arsyeja në të gjitha rastet: testimi i mbrojtjes rele për siguri të sistemit.

Gjilan (Viti)

Nga NS 110/35/10kV Vitia do të ndërprehet dalja 10kV Begunca nga ora 09:00 deri në 10:00. Preken Begunca, Lubishta, Shoshara, Letnica, Vernakolli dhe Lagjja Arifaj. Arsyeja: energjizimi i linjës së re.

Po ashtu, dalja 10kV Stublla do të ndërpritet nga ora 09:00 deri në 15:00, duke prekur Stubullën, Vërbovcin, Gërnçarin, Podgorcin, disa gurthyes dhe fabrikën e Ujësjellësit në Goden.

KEDS u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të planifikojnë aktivitetet e tyre në përputhje me orarin e publikuar dhe thekson se ndërprerjet janë të domosdoshme për rritjen e sigurisë dhe stabilitetit të rrjetit energjetik.

Related

Previous Post

Sulm me dron ukrainas ndez zjarr në portin rus të Detit të Zi, para raundit të ri të bisedimeve në Gjenevë

Next Post

Vazhdojnë deklaratat përmbyllëse në Hagë, mbrojtja e Krasniqit kërkon pafajësi

Next Post
Mbrojtja pritet t’i thërrasë deri 25 dëshmitarë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vazhdojnë deklaratat përmbyllëse në Hagë, mbrojtja e Krasniqit kërkon pafajësi

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.