Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është përfshirë në polemika pasi publikoi një mesazh që pretendonte se ishte dërguar nga ministri i Jashtëm Ferit Hoxha në një grup me ambasadorë.
Sipas Këlliçit, në mesazh ministri përdorte gjuhë fyese ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, reagimi i menjëhershëm nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i hodhi poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si të pavërteta dhe të fabrikuara.
Situata u komplikua më tej nga vetë postimet e deputetit. Në publikimin e parë, mesazhi i pretenduar mban orën 11:00, ndërsa në një postim të dytë – për të njëjtin mesazh – shfaqet ora 17:02. Ky ndryshim ka ngritur dyshime serioze mbi autenticitetin e materialeve të publikuara.
Këto mospërputhje kanë shtuar pikëpyetjet mbi besueshmërinë e akuzave, ndërsa rasti ka marrë dimension politik, duke u kthyer në debat mbi përdorimin e informacionit dhe etikën në komunikimin publik.
Në një klimë politike të tensionuar, ky episod tregon sa shpejt mund të kthehet një akuzë në bumerang – sidomos kur faktet nuk rrinë në një linjë.Burimi: lexo.al



