Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin në Ferizaj, dyshohet se lejoi motelin për prostitucion.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
01/07/2026
in Category
0
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin në Ferizaj, dyshohet se lejoi motelin për prostitucion.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore e këtij qyteti, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.Gj., për shkak të dyshimit të veprave penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” dhe “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”.

Në komunikatë bëhet e ditur, se sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.Gj., gjatë muajit qershor të vitit 2026, rruga“Ilir Konushevci”, në Ferizaj,  me dijeni në cilësinë e menaxherit, ka ofruar motelin e tij për të mundësuar prostitucionin, me të cilën kishte për të kryer veprën penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”.

Po ashtu, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muajit qershor 2026, në Ferizaj, me dashje  ka mundësuar ushtrimin e prostitucionit,  në atë mënyrë që i pandehuri si menaxher i motelit, ka punësuar B.Xh., me qëllim që të ofrojë shërbime seksuale me pagesë për klientët e tij, kështu që me datë 29 qershor 2026, pas zbatimit të masës së veçantë, i pandehuri është zënë në flagrancë dhe është arrestuar nga zyrtarët policor, me të cilën kishte për të kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”.

I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh për veprat penale të lartëcekura./

Related

Previous Post

Vrasja e hoxhës në Zlipotok, babë e bir dërgohen në mbajtje.

Next Post

Kurti: Po presim certifikimin, diskutimet mbeten për më vonë.

Next Post
Kurti: Po presim certifikimin, diskutimet mbeten për më vonë.

Kurti: Po presim certifikimin, diskutimet mbeten për më vonë.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.