Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Kolona kilometrike në Morinë, rritet fluksi i kosovarëve drejt Shqipërisë.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
04/08/2026
in Category
0
Kolona kilometrike në Morinë, rritet fluksi i kosovarëve drejt Shqipërisë.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pika Kufitare e Morinit po përballet me një fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në ditët e para të muajit gusht. Jo vetëm gjatë fundjavave, por edhe në ditë të zakonshme, si kjo e martë, në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës janë krijuar kolona të gjata mjetesh me destinacion bregdetin shqiptar.

Rritja e qarkullimit lidhet kryesisht me emigrantët kosovarë që janë kthyer për pushime në vendlindje dhe, së bashku me familjet e tyre, zgjedhin të kalojnë një pjesë të pushimeve verore në bregdetin e Shqipërisë.

Për të përballuar fluksin dhe për të shmangur pritjet e gjata, Policia Kufitare ka hapur sportele shtesë dhe po zbaton procedurën e thjeshtuar të kalimit për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës, duke mundësuar kalim më të shpejtë në kufi.

Megjithatë, vonesat vazhdojnë të krijohen për automjetet me targa të huaja, të cilat i nënshtrohen procedurave të plota të kontrollit kufitar. Këto mjete u përkasin kryesisht emigrantëve që udhëtojnë mes vendeve të Evropës dhe Kosovës, duke shtuar ndjeshëm ngarkesën në pikën kufitare të Morinit gjatë sezonit turistik.

 

Petkovski: BE-ja e rendit Bullgarinë ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë, Mickoski thotë të kundërtën

Ad

Related

Previous Post

SHBA mbështesin modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë me marrëveshje kredie prej 302 milionë dollarësh

Next Post

Bilanci 24-orësh i QKUK-së: 316 pacientë të trajtuar, dy raste të vdekjes.

Next Post
Bilanci 24-orësh i QKUK-së: 316 pacientë të trajtuar, dy raste të vdekjes.

Bilanci 24-orësh i QKUK-së: 316 pacientë të trajtuar, dy raste të vdekjes.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.