Ushtruesja e detyrës së Presidentes dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë më 31 korrik, duke filluar nga ora 11:00, një mbledhje të përbashkët me kryetarët e subjekteve politike.
Takimi do t’i paraprijë seancës konstituive të legjislaturës së XI të Kuvendit të Kosovës, e cila është thirrur për 6 gusht, dhe synon koordinimin e përgatitjeve për zhvillimin e saj.
Sipas rendit të ditës, në seancën konstituive do të bëhet formimi i Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve, betimi i deputetëve, si dhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

