Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës – Avokati i Popullit: Pasoja të shumta për qytetarët

Qendra Info by Qendra Info
18/05/2025
in Lajme
0
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës – Avokati i Popullit: Pasoja të shumta për qytetarët
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbetja e Kosovës jashtë Këshillit të Evropës (KiE) po shihet si një humbje e rëndësishme për vendin dhe qytetarët e saj. Avokati i Popullit, Naim Qelaj, në një intervistë për “Kallxo.com”, ka vlerësuar se mosanëtarësimi në këtë organizatë – e cila cilësohet si paradhomë e Bashkimit Evropian – sjell pasoja të shumëfishta.

Sipas Qelajt, përjashtimi nga KiE privon qytetarët e Kosovës nga një e drejtë ndërkombëtare e rëndësishme, duke ndikuar në përpjekjet për avancim demokratik dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut.

“Vetë anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë do të ishte tregues i qartë dhe indikator i rëndësishëm se shteti ka arritur të përmbushë standardet demokratike evropiane. Kjo do të kishte një domethënie të madhe për qytetarët dhe për vetë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare,” u shpreh Qelaj.

Ai theksoi se mungesa e pjesëmarrjes në Këshillin e Evropës i pengon qytetarët kosovarë të kenë qasje në mekanizmat ndërkombëtarë të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut, duke krijuar një boshllëk në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave themelore.

Related

Previous Post

Horoskopi i Javës: Biznes i suksesshëm për Dashin, Ujori rrezikon nga vendime impulsive!

Next Post

Pacient largohet pa autorizim nga Klinika e Psikiatrisë në Prishtinë – Sinjalizohet policia

Next Post
Pacient largohet pa autorizim nga Klinika e Psikiatrisë në Prishtinë – Sinjalizohet policia

Pacient largohet pa autorizim nga Klinika e Psikiatrisë në Prishtinë – Sinjalizohet policia

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.