Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kosova shpenzon 14.9 milionë euro për rrymën brenda një jave, importi kalon 205 milionë euro për dhjetë muaj

Qendra Info by Qendra Info
06/11/2026
in Lajme
0
KEK shkyç njësinë B1 të “Kosova B” për arsye sigurie, furnizimi me energji mbetet i garantuar
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm për shtatë ditë, nga 28 tetori deri më 3 nëntor, Kosova ka shpenzuar afro 14.9 milionë euro për blerjen e energjisë elektrike. Ndërkaq, vlera e importit të energjisë nga janari deri në tetor 2026 ka kaluar 205 milionë euro.

Shpenzimet për blerjen e energjisë elektrike në Kosovë kanë arritur në shifra të larta, si në baza ditore, ashtu edhe në nivel mujor.

Sipas të dhënave të publikuara, vetëm gjatë periudhës 28 tetor – 3 nëntor, shpenzimet për blerjen e energjisë elektrike kanë arritur në 14 milionë e 915 mijë e 923 euro e 88 centë. Kjo nënkupton një mesatare prej mbi 2.1 milionë eurosh në ditë.

Shpenzimi më i lartë ditor është regjistruar më 28 tetor, kur blerja e energjisë kushtoi 2 milionë e 385 mijë e 449 euro. Më 29 tetor u shpenzuan 2 milionë e 373 mijë e 489 euro, ndërsa më 30 tetor 2 milionë e 127 mijë e 378 euro.

Më 31 tetor, shpenzimet arritën në 2 milionë e 349 mijë e 582 euro. Një ditë më pas, më 1 nëntor, ato ranë në 1 milion e 215 mijë e 816 euro, por u rritën sërish në dy ditët në vijim.

Më 2 nëntor u shpenzuan 2 milionë e 300 mijë e 679 euro, ndërsa më 3 nëntor edhe 2 milionë e 163 mijë e 528 euro.

Importi i energjisë kalon 205 milionë euro nga janari në tetor

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, vlera e importit të energjisë elektrike gjatë periudhës janar–tetor 2026 ka arritur në 205 milionë e 340 mijë e 697 euro e 78 centë.

Janari ishte muaji me vlerën më të lartë të importit, me 35 milionë e 806 mijë e 685 euro. Në shkurt kjo vlerë ishte 21 milionë e 81 mijë e 77 euro, ndërsa në mars 16 milionë e 689 mijë e 268 euro.

Në prill, importi kushtoi 16 milionë e 866 mijë e 538 euro, kurse në maj 15 milionë e 710 mijë e 488 euro.

Gjatë qershorit, vlera u rrit në 21 milionë e 865 mijë e 528 euro. Korriku shënoi nivelin më të ulët të importit gjatë këtyre dhjetë muajve, me 9 milionë e 230 mijë e 499 euro.

Në gusht, importi arriti në 17 milionë e 200 mijë e 673 euro, ndërsa në shtator u rrit në 27 milionë e 691 mijë e 244 euro. Për muajin tetor, vlera e importit ishte 23 milionë e 198 mijë e 693 euro.

Rritet konsumi i energjisë elektrike

Sipas publikimit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), konsumi i energjisë elektrike në vend gjatë gushtit 2026 arriti në 453.38 GWh, duke shënuar rritje prej 17.95 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak.

Energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 544.61 GWh, apo 8.46 për qind më shumë se në gushtin e vitit 2025.

Gjatë kësaj periudhe, importi i energjisë elektrike arriti në 400.82 GWh, ndërsa eksporti në 311.21 GWh, shifër në të cilën përfshihet edhe sasia e transmisionit.

ASK ka bërë të ditur se energjia elektrike alternative përbënte 7.42 për qind të konsumit të përgjithshëm.

Ndërkohë, prodhimi bruto i energjisë elektrike nga hidrocentralet arriti në 7.47 GWh, me rritje prej 33.24 për qind krahasuar me gushtin e vitit paraprak.

Në anën tjetër, prodhimi i thëngjillit gjatë gushtit ishte 477.562 mijë tonë, duke shënuar rënie prej 3.65 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Related

Previous Post

Trump: Marrëveshja mes Rusisë dhe Ukrainës është afër pas takimit me të dërguarin e Putinit

Next Post

Diaspora shqiptare në Slloveni, kujdes gjatë fundjavës: Mbyllen disa autostrada dhe rrugë, priten kolona e vonesa

Next Post
Diaspora shqiptare në Slloveni, kujdes gjatë fundjavës: Mbyllen disa autostrada dhe rrugë, priten kolona e vonesa

Diaspora shqiptare në Slloveni, kujdes gjatë fundjavës: Mbyllen disa autostrada dhe rrugë, priten kolona e vonesa

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.