Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit 2026. Deri në orën 07:00 të mëngjesit të 9 qershorit janë procesuar 486 nga 2.498 vendvotime, ose 19.46 për qind e totalit.
Në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, kandidati për kryeministër Albin Kurti kryeson me 41.629 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 32.690 vota. Më pas renditen Albulena Haxhiu me 18.737 vota, Hekuran Murati me 16.254 vota dhe Donika Gërvalla-Schwarz me 15.138 vota.
Në Partinë Demokratike të Kosovës, më i votuari deri tani është Bedri Hamza me 20.228 vota. Pas tij renditen Përparim Gruda me 12.874 vota, Arian Tahiri me 11.276 vota, Uran Ismaili me 9.923 vota dhe Sala Jashari me 7.166 vota.
Ndërkohë, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, më e votuara rezulton të jetë Vjosa Osmani Sadriu me 13.537 vota, duke lënë pas kryetarin e partisë Lumir Abdixhiku me 12.255 vota. Në mesin e kandidatëve më të votuar të LDK-së janë edhe Doarsa Kica-Xhelili me 9.788 vota, Hykmete Bajrami me 7.482 vota dhe Avdullah Hoti me 6.790 vota.
Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kryeson kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini me 7.506 vota, i ndjekur nga Ramush Haradinaj me 6.910 vota dhe Daut Haradinaj me 5.304 vota.
Procesi i numërimit të votave për kandidatët vazhdon, ndërsa rezultatet e publikuara deri tani mbeten preliminare dhe mund të ndryshojnë me procesimin e vendvotimeve të mbetura.

