Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Krasniqi: Kurti jeton në realitet alternativ, interpretimi i tij i aktgjykimit është i çuditshëm

Qendra Info by Qendra Info
28/06/2025
in Lajme
0
Krasniqi: Kurti jeton në realitet alternativ, interpretimi i tij i aktgjykimit është i çuditshëm
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kritikuar ashpër liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, pas takimit të liderëve të partive parlamentare, duke thënë se Kurti vazhdon të “jetojë në një realitet alternativ” dhe se interpretimi i tij i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese është i “çuditshëm”.

“Sipas Kurtit, asgjë nuk ka ndodhur gabim gjatë seancës konstituive dhe procesit të votimit, edhe pse pika e parë e dispozitivit të aktgjykimit thotë qartë se seanca nuk është mbajtur në përputhje me Kushtetutën,” deklaroi Krasniqi para mediave pas takimit.

Ai theksoi se Vetëvendosja po injoron detyrimet që rrjedhin nga vendimi i Kushtetueses dhe po tenton ta vazhdojë procesin me të njëjtin skenar të mëparshëm. “Ne i kërkuam që, duke iu përmbajtur aktgjykimit, të ndalojnë përpjekjen për formimin e komisionit për votim të fshehtë dhe të kthehen aty ku seanca ishte ndërprerë — te votimi i hapur për kandidaten për kryetar të Kuvendit,” u shpreh Krasniqi.

Kreu i PDK-së tha se partia e tij ka bërë një ofertë të qartë për të dalë nga ngërçi institucional. “Kushdo që nuk ka qenë ministër në qeverinë e kaluar mund të jetë kandidat për kryetar Kuvendi, por duket se Vetëvendosja nuk është e interesuar për zgjidhje,” shtoi ai.

Ai paralajmëroi se çdo tentativë për të vazhduar nesër me votimin e fshehtë përmes komisionit, do të përbënte “shkelje kushtetuese” nga ana e deputetëve. “Nesër nuk do të jetë njëjtë. Deputetët që votojnë për komisionin do të jenë në kundërshtim me aktgjykimin e Kushtetueses,” përfundoi Krasniqi.

Related

Previous Post

Abdixhiku: Takimi i thirrur nga Kurti ishte farsë, nuk u respektua aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese

Next Post

Kurti: Ofruam dy kompromise për tejkalimin e krizës, por mungon vullneti i opozitës

Next Post
Kurti: Ofruam dy kompromise për tejkalimin e krizës, por mungon vullneti i opozitës

Kurti: Ofruam dy kompromise për tejkalimin e krizës, por mungon vullneti i opozitës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.