Magazina Qendra
Advertisement
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet
No Result
View All Result
Magazina Qendra
No Result
View All Result
Home Category

Kriptovalutat, nuk është koha për të shitur tani

Ekspertë të huaj dhe vendorë thonë se për momentin rritja e Bitcoin, Etherium dhe kripotvalutave tjera, të cilat për 4-5 vite më radhë njohën vetëm rritje, Bitcoi shkoi në mbi 70 mijë euro, ka përfunduar. Sipas tyre 1 vit apo 2 do jenë vite pa rritje, për shkak të luftës në Ukrainë apo krizave tjera ekonomike botërore, për t’ia lënë radhën më pas një rritjeje të paprecedentë. Ndaj ata qe kane blere, nuk duhet ti shesin tani.

15/11/2022
in Category
Reading Time: 6 mins read
Kriptovalutat, nuk është koha për të shitur tani
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtinë, 11 nentor – Kriptomonedha më e njohur në botë, Bitcoin, por edhe monedhat tjera pas saj si Etherium etj, patën vitin më të keq gjatë 2020 pasi humbën vlerë të konsiderueshme, nga mbi 50 mijë euro që ishte vlera e një Bitcoini në fillim të vitit, nën 20 mijë euro. Përveç Bitcoinit, rënie rapide pati edhe monedha tjetër më e njohur Etherium, e cila nga 5 mijë euro për 1 Etherium, tregtohet aktualisht në shumën prej rreth 1 mijë eurove.

Monedha tjera patën fatin edhe më të keq, si Luna Coin, kriptomonedhë e cila ishte shumë shpresëdhënëse, duke humbur të gjithë vlerën dhe për një moment çmimi I tyre në bursë ishte I barabartë me zero.

Por pavarësisht rënies dhe stagnimit të kriptovalutave, ekspertë të huaj dhe vendor rekomandojnë personave që kanë investuar në kripto që mos t \ë ngutën për ti shitur por ti mbajnë sa më shumë që është e mundur pasi stagnimi është I përkohshëm, 1 deri në 2 vite e shumta dhe më pastaj pritet një rritje e paprecedentë.

 Granit Kadolli, investitorë në kriptovaluta por edhe analist I tyre në mediat e vendit, thotë saktësisht se fundi do të jetë I lumtur, por se duhet pritur.


Qendra: Pas një rënie rapide që patën kriptomonedhat, nga 50 mijë euro për 1 Bitcoin, duket që janë stabilizuar në një prag prej rreth 20 mijë eurove për bitcoin psh. Cilat janë parashikimet për të ardhmen e afërt?

Granit Kadolli: Çdo krizë global apo edhe rastin e fundit që e kemi konfliktin  Rusi/Ukrainë, ndikon tek investitorët në tregun kombëtar  dhe ndërkombëtar. Edhe tek crypto valutat kjo situatë pati ndikim të madh pasi investitorët kryen shitje të mëdha të criptovalutave nën efektin e panikut.

Ka shumë nga ata që janë të kyçen në tregtinë e kriptove që nga viti 2012/13 që bëjnë lëvizje me asetet e tyre digjitale prej crypto në dollare amerikan apo euro dhe valuta tjera. Në këtë pikë ku është Bitcoin (po e marrim shembull sepse është i pari dhe ka kapitalin më të madh prej gjithë cryptovalutave tjera )sipas analistëve teknikë pretendohet që fundi i rënies ka qenë jave më parë kur kishe çmimin 18.700 USD dhe analistët nuk po  parashikojnë rënie të mëtutjeshme, edhe pse ka spekulime te ndryshme që do të bie deri në 16.000 mijë euro.

Gjithsesi pritjet më të mëdha nga njerëzit kryesorë dhe analistët seriozë janë që do të ketë stagnim për shkak të krizës ekonomike mbarëbotërore, e cila do ti çojë në falimentim 20 përqind të kompanive në të gjithë botën.

Qendra: Bitcoin ka një të ardhme shumë të qëndrueshme dhe është nje krypto valutë e cila ka shume indikatorë për çmimin dhe vlerën e ti që e mbanë?

Granit Kadolli: Bitcoin ka një një PoW shumë të madhe (PoW e siguron rrjetin e BTC duke përfunduar transaksione të enkriptuara dhe duke siguruar rrjetin) dhe tani për tani mendohet qe ka fuqinë kompjuterike me të madhen ne bote. Gjithashtu specifike e veçantë për BTC është edhe limited Supply (numri i kufizuar i sasisë së bitcoin) dhe këto janë arsyet kryesore që bitcoin mbanë këtë çmim.

Një tjetër fenomen që mendohet që është një nga indikatorët kryesorë është që sasi të mëdha të  BTC kanë  humbur (sipas statistikave diku 8 Milion BTC janë të humbura nga viti 2009) dmth I kanë harrur private key, pasword te wallets etj.

Parashikimet sipas indikatorëve të ndryshëm janë që deri 2030 me arrit 500.000 USD për 1 BTC edhe pse kjo shume për mua personalisht më duket marramendëse, mirëpo mundet me ndodhë edhe një gjë e tillë deri në këtë vit.
Unë personalisht parashikojë që një BTC  diku në 2030 ndoshta do të arrijë  130/170 mijë euro duke marrë parasysh shumë indikatorë të tregut se çdo herë e më shumë në të ardhmen teknologjia po është prezente në jetën tonë dhe çdoherë e me shume sistemi financiar bankarë po tenton me i automatizuar transaksionet.

 Qendra: Çka do ju rekomandonit investitorëve nga Kosova si një prej ekspertëve më në zë i këtij sektori??

Granit Kadolli: Unë personalisht shumë e shumë herë shumë shokë/miq ju them që të investojnë aq sa kanë kapacitet investues dhe me aq  buxhet sa ata nuk do e lën keq familjen e tyre. Jo me buxhet të kursimeve dhe të familjes së tyre.

Vite me pare kur Bitcoin ka qenë 3000 EUR dhe Ethereum ishte100 EUR, ju kam sugjeruar që të blejnë 1 BTC dhe 10 ETH edhe ti mbajnë ato për një kohë të gjatë ose të ja dedikojnë fëmijëve te tyre.

Në 2018 në një nga televizionet e Kosovës në një emision e kam cituar që nëse investojnë 1 btc dhe 10 eth për fëmijët e tyre, pas 5/7 apo 8 viteve kur ai të rritet dhe bëhet për studime përveç që do t’ia paguajnë fakultetin më të mirë në botë po ndoshta edhe gjitha shpenzimet e tyre ndoshta edhe me shume. Dhe 2021 BTC kishte çmimin 69.000 usd dhe ETH kishte 4.900 USD

Qendra: Në lokalet në Prishtinë ku kryhet shkëmbimin e valutave të huaja dhe kriptomonedhave pohojnë që ka një rënie të aktivitetit për investime të reja dhe theksojnë se njerëzit në Kosovë sikurse gjithë botën kanë pasur humbje të mëdha. A mund të dihet se sa mund të kenë investuar qytetarët e Kosovës në kriptomonedha??

Po është e vërtetë që shumë nga ata persona nuk I njohin tregjet ndërkombëtare edhe ndoshta nuk veprojnë sepse nuk kanë eksperience. Tek ne në Kosovë ky fenomen nuk është  prezent dhe munden me ndodhe një gjë e tille. Shume dhe shpesh here kur marr pyetje nga komuniteti unë ju kthej përgjigje me këto fjale:
“Kur bie tregu dhe I gjithë marketi është i gjakosen atëherë duhesh me ble sasi të madhe, ndërsa kur rritet tregu dhe fitimet tuaja janë rritur me dhjetë herë atëherë duhesh me shesësh një pjesë dhe të presësh deri tek rënia e ardhshme.

Asnjëherë nuk mundemi me ditë kush sa ka investuar  në Crypto Valuta përveç BQK nëse ka ndonjë raport që I filtron pagesat me credit card që janë bërë nga Bankat në Kosovë. Ka edhe nga ata që kanë investuar direkt nga minierat që ju shesin sasi të ndryshme të crypto valutave  klientëve etj.
Por nuk mundemi të japim ndonjë shifër specifike për njerëzit se sa kanë humbur në kriptovaluta.

Qendra: Si e shihni tregun në përgjithësi në Kosovë ku ende s’kemi ligj të kriptomonedhave dhe bankat janë hezituese dhe përveç në raste të rralla nuk pranojnë shkëmbime në kohë reale?

Granit Kadolli: Popullata e Kosovës mendoj që është e kyçen që nga viti 2014/2015 në tregun dhe investimet në cryptovaluta. Ndër vite tregu është zgjeruar për arsye të ngritjeve të mëdha dhe përfitimeve nga rritja në vazhdimësi që kanë pasur kriptovalutat. Faktor kryesor për masivizimin e fenomenit ka qene fakti që kemi një popullatë të re në vend që ka njohuri solide në IT por nuk është vetëm ky faktorë. Çmimi i energjisë në Kosovë në raport me vendet e tjera ka qenë më i arsyeshëm dhe më konkurrues dhe kjo çoi ne investime më prodhimin e kriptove.

Ky fenomen mua personalisht më ka pëlqyer shumë sepse ju ka largu gazetat sportive nga dora rinis kosovare nëpër restorante & bare dhe tash i sheh duke e marr telefonin në dore dhe janë në përcjellje online të ecurisë.

Sa I përket ligjit në Kosovë nuk ma merr mendja që do të bëjnë diçka të tillë sepse sot ende shtete të mëdha në botë nuk I kanë të rregulluara ligjet dhe përballen me ketë fenomen . Në këto kushte nuk pres që Kosova të ketë progres tê shpejtë në këtë fushë. Me ligj është e rregulluar pagesa prej  10% e te ardhurave si pjesë e tatimit, por nuk ka ndonjë evidencë sa sa tatime mund të jenë paguar deri më tani nga ky aktivitet.

Qendra: Si jeni ndarë personalisht me lëvizjet e pazakonshme të çmimit të kriptomonedhave. Personalisht keni fituar apo qëndroni në pritje për tu rikthyer vlera e mëparshme??

Granit Kadolli: Në biznesin e kriptomonedhave unë jam një“Hodl” apo holder qe i bie investitor në pritje, vitet 2016/2017 jemi ngutë pak  edhe nuk I kemi menduar shumë gjëra dhe nuk kemi vepruar mençur. Që nga viti 2018 e këtej veprojmë më mençur dhe nuk ngutemi si tê tentojmë ti rrisim krypto asetet.
Ata që kanë hyrë më herët nuk ma merr mendja që janë humbës nëse I kanë sasitë tyre të kriptomonedhave.

Mirëpo ka shume nga ata që janë ngutur dhe i kanë shitur para se me prek majën. Personalisht kemi vlerësuar se jemi të fituar nga dyfishimi dhe trefishimi i vlerës. Ka pasur raste qe ka pasur ngritje 20 herë më shumë se vlera apo edhe 30 e deri në  3500 herë më shumë se vlera e blerë. Kanë fituar ata më të guximshmit që deri në fund nuk i kanë shitur kriptot e blera.
Unë personalisht e shoh më ndryshe këtë teknologji, jo vetëm si para pavarësisht se jam në fitim, por jo shumë të madh. Për mendimin tim, kriptovalutat kanë një të ardhme shumë te mirë./Qendra.info?

 

Related

Previous Post

Rizvanolli: Po punojmë për rritjen e mundësive alternativave për ngrohje

Next Post

Marrëveshja e Portit të Durrësit, të ardhurat do arrijnë 3.2 miliardë euro, shteti fiton 280 mln euro

Next Post
Marrëveshja e Portit të Durrësit, të ardhurat do arrijnë 3.2 miliardë euro, shteti fiton 280 mln euro

Marrëveshja e Portit të Durrësit, të ardhurat do arrijnë 3.2 miliardë euro, shteti fiton 280 mln euro

Please login to join discussion

Stay Connected test

  • 23.8k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Comodita Home – eksportuesi më i madh nga Kosova me 40 milionë euro

Comodita Home – eksportuesi më i madh nga Kosova me 40 milionë euro

30/03/2021
SI U VRA ISA BOLETINI, DËSHMIA E RRALLË!

SI U VRA ISA BOLETINI, DËSHMIA E RRALLË!

30/03/2021
Sa shqipëtarë jetojnë në Australi ?

Sa shqipëtarë jetojnë në Australi ?

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Ndërtimet e arkitektit monumental me origjinë shqiptare Sinanit i përballuan edhe tërmetin e fundit në Turqi

Ndërtimet e arkitektit monumental me origjinë shqiptare Sinanit i përballuan edhe tërmetin e fundit në Turqi

01/03/2023
Shqipëria, qendra e botës në Mesjetë

Shqipëria, qendra e botës në Mesjetë

01/03/2023
Rreshteri Fadil Ferati lavderon doktoret për profesionalizëm

Rreshteri Fadil Ferati lavderon doktoret për profesionalizëm

01/03/2023
Barazim historik/ Dollari dhe euro në vlerë të njëjtë

Kosova s’e ka nën kontroll korrupsionin, me gjithë luftën kundër tij

31/01/2023

Të fundit

Ndërtimet e arkitektit monumental me origjinë shqiptare Sinanit i përballuan edhe tërmetin e fundit në Turqi

Ndërtimet e arkitektit monumental me origjinë shqiptare Sinanit i përballuan edhe tërmetin e fundit në Turqi

01/03/2023
Shqipëria, qendra e botës në Mesjetë

Shqipëria, qendra e botës në Mesjetë

01/03/2023
Rreshteri Fadil Ferati lavderon doktoret për profesionalizëm

Rreshteri Fadil Ferati lavderon doktoret për profesionalizëm

01/03/2023
Barazim historik/ Dollari dhe euro në vlerë të njëjtë

Kosova s’e ka nën kontroll korrupsionin, me gjithë luftën kundër tij

31/01/2023
Magazina Qendra

Follow Us

Materialet, videot, fotografitë, shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe në bazë të së drejtës së autorit , sipas ligjeve të miratuara janë pronë e kompanisë. Gjithsecili mund të përdorë dhe të shërbehet me këtë faqe interneti, dhe materialet e saja, sipas ligjeve dhe rreguloreve të cilat përcaktojne qartë përdorimin e tyre, pa shkelur të drejtën e autorit.

Më të rejat

Ndërtimet e arkitektit monumental me origjinë shqiptare Sinanit i përballuan edhe tërmetin e fundit në Turqi

Ndërtimet e arkitektit monumental me origjinë shqiptare Sinanit i përballuan edhe tërmetin e fundit në Turqi

01/03/2023
Shqipëria, qendra e botës në Mesjetë

Shqipëria, qendra e botës në Mesjetë

01/03/2023
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet

©2021 Qendra.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet

©2021 Qendra.