Rizvanolli: Po punojmë për rritjen e mundësive alternativave për ngrohje

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se për të diskutuar rreth zhvillimit të projektit për dyfishim të kapaciteteve prodhuese të koogjenerimit (nga 140 në 280 MWth), ka ftuar në takim kryetarin e Komunës së Obliqit, Xhafer Gashi, nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, kryeshefin e Termokosit, si dhe përfaqësues nga KEK, MMPHI, MFPT dhe ZKM.

Ajo ka thënë se ky projekt është duke u zhvilluar nga Banka Evropiane për Investime (EIB) në kuadër të programit IPA 2020.

“Është tejet e rëndësishme që të kemi një bashkëpunim të ngushtë mes akterëve të nivelit lokal dhe qendror në mënyrë që projekti të realizohet në mënyrë sa më të shpejtë dhe sa më të mirë të mundshme”, tha jo.

Sipas saj, është kritike që të rriten mundësitë e alternativave për ngrohje në mënyrë që të ulim kërkesën për energji elektrike për ngrohje, gjë që rrezikon, siç tha ministrja, sigurinë e furnizimit me energji elektrike.

Prandaj, siç tha Rizvanolli, një projekt i tillë i cili mundëson qasje në ngrohje qendrore për një numër të konsiderueshëm të qytetarëve është prioritet i përbashkët i të gjithë akterëve.

 

Next Post