Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kriza në Frontin Evropian: Mexhiti paralajmëron shpërbërje

Qendra Info by Qendra Info
23/04/2025
in Lajme
0
Kriza në Frontin Evropian: Mexhiti paralajmëron shpërbërje
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fronti Evropian, koalicioni politik multi-etnik i udhëhequr nga Ali Ahmeti, po përballet me një krizë të thellë që mund ta çojë drejt shpërbërjes. Zëra të shumtë nga brenda dhe jashtë këtij grupacioni kanë sinjalizuar lëvizje të reja politike që vënë në dyshim qëndrueshmërinë dhe funksionimin e tij.

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, në një deklaratë për Gazetën Lajm, akuzoi liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, për prishje të besimit mes anëtarëve të Frontit përmes bashkëpunimit me Arben Taravarin – një figurë që konsiderohet si kundërshtar ideologjik dhe parimor i Ziadin Selës.

“Vetëm se ka deklarata që Fronti Evropian më nuk ekziston dhe këtë e deklaroi zoti Taravari. Prej jashtë i din më mirë punët se sa ata vet brenda. Rregullat këtu i ka thyer vetë zoti Ahmeti duke bashkëpunuar me pjesë të VLEN-it pra me Taravarin. Loja nuk ka mbaru, loja veçse ka filluar dhe unë pres që të ketë lëvizje më të mëdha”, deklaroi Mexhiti.

Tensionet janë rritur edhe nga sinjalet e pakënaqësisë që kanë ardhur nga partnerë të tjerë të koalicionit. Deputeti i Partisë Demokratike të Turqve në Maqedoni, Bejxhan Ilias, në një prononcim për Alsat, tha se aktualisht nuk ka plane për t’u larguar nga Fronti, por konfirmoi mungesën e negociatave të brendshme, duke shtuar pasiguri për të ardhmen.

Ndërkohë, Menduh Thaçi nga PDSH-ja dhe Unioni i Romëve, me kandidaten Fatma Osmanovska, tashmë janë tërhequr nga ky koalicion.

Në përbërjen aktuale të Frontit Evropian mbeten:

  • BDI e Ali Ahmetit

  • Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës

  • Skender Rexhepi me partinë Populli

  • Arjanit Hoxha me PDE-në

  • Sali Murat me Lëvizjen e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci

Këto zhvillime tregojnë përçarje të brendshme dhe mungesë uniteti, duke ngritur pikëpyetje serioze për të ardhmen e Frontit Evropian si forcë politike multi-etnike në Maqedoninë e Veriut.

Related

Previous Post

Osmani në Finlandë: Paqeja me Rusinë s’mund të inkurajojë ambiciet imperialiste

Next Post

Abbas kërkon lirimin e pengjeve, Perëndimi i bën thirrje Izraelit për ndihmat në Gaza

Next Post
Abbas kërkon lirimin e pengjeve, Perëndimi i bën thirrje Izraelit për ndihmat në Gaza

Abbas kërkon lirimin e pengjeve, Perëndimi i bën thirrje Izraelit për ndihmat në Gaza

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.