Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kryeministri Kurti pret përfaqësuesit e kompanisë “Ericsson”, diskutohet për zgjerimin e bashkëpunimit dhe investimet në telekomunikacion

Qendra Info by Qendra Info
20/10/2025
in Lajme
0
Kryeministri Kurti pret përfaqësuesit e kompanisë “Ericsson”, diskutohet për zgjerimin e bashkëpunimit dhe investimet në telekomunikacion
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësues të kompanisë ndërkombëtare të telekomunikimit Ericsson, mes të cilëve edhe Zëvendëspresidentin Mikael Bäck.

Gjatë takimit, palët diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë suedeze, me të cilën tashmë është realizuar një sërë projektesh të rëndësishme, përfshirë modernizimin e rrjetit kombëtar të komunikimeve dhe mbulimin e territorit të Kosovës me rrjetin 4G dhe 5G.

Në vijim, u fol edhe për mundësitë e investimeve të reja në sektorin e telekomunikacionit, fushë në të cilën Ericsson ka një përvojë të gjerë dhe projekte të suksesshme në shtete të ndryshme të Evropës.

Kryeministri Kurti i falënderoi përfaqësuesit për vizitën dhe interesimin për të zgjeruar praninë e kompanisë në tregun kosovar, duke vlerësuar rolin e bashkëpunimeve strategjike në zhvillimin teknologjik të vendit.

Në mesin e delegacionit të “Ericsson” ishte edhe Florijeta Mulolli, përfaqësuese nga Kosova, ish-këshilltare e Drejtorit Ekzekutiv të kompanisë, e cila aktualisht mban postin e Drejtueses së Lartë të Llogarive.

Related

Previous Post

Arrestohen tre persona në Zubin Potok për armëmbajtje pa leje dhe gjueti të kundërligjshme

Next Post

Ukraina dhe SHBA-të përgatisin kontratën për 25 sisteme “Patriot” – Zelensky: “Gjithçka varet nga vullneti politik”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.