Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Kurti kërkon nga KGJK të vendosë për lirimin e gjyqtarëve serbë nga detyra, pa koment për ndërkombëtarët.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
24/07/2026
in Category
0
Kurti kërkon nga KGJK të vendosë për lirimin e gjyqtarëve serbë nga detyra, pa koment për ndërkombëtarët.
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në hapje të mbledhjes së qeverisë sot foli, njësoj sikurse u.d. presidentja Albulena Haxhiu, foli për çështjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë.

Duke thënë se me dorëheqjet e tyre kishin sabotuar shtetin, Kurti tha se nuk ka të drejtë ligjore t’iu thonë atyre të kthehen.

“Kishim të drejtë politike t’iu thoshim mos shkoni, por s’kemi të drejtë kushtetuese e ligjore t’iu themi kthehuni. Largimi i tyre ka qenë akt politik, individual, ndonëse i organizuar, po kthimi është çështje ligjore dhe kushtetuese”, tha Kurti, duke shtuar: “Nuk mund të ketë kthim që i mbivendoset Kushtetutës e ligjit”.

Ngjashëm si Haxhiu edhe Kurti kërkoi nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që të veprojë njëjtë sikurse Këshilli Prokurorial përkundër thirrjeve të Bashkimit Europian për të mos ushtruar presion në vendimmarrjen e Këshillit.

“Këto dorëheqje i ka trajtuar kohë më parë Policia e Kosovës e ditë më parë edhe KPK. Ndërsa sot teksa prisnim që edhe KGJK të vepronte njësoj, kuptuam që mbledhja dështoi në mungesë kuorumi. Presim që në mbledhjen e radhës të marrë epilog të atillë edhe kjo çështje”.

Haxhiu në një konferencë nga Presidenca, para mbledhjes së KGJK’së, kërkoi nga ky institucion, që gjatë mbledhjes së sotme “të respektojë ligjet” dhe t’i dërgojë asaj propozimin për lirim nga detyra të gjyqtarëve serbë që kishin dhënë dorëheqje më 2022.

Sipas Haxhiut, KGJK e ka obligim ligjor që t’ia dorëzojë asaj emrat e atyre që kanë dhënë dorëheqje, me qëllim që ajo, përmes dekreteve t’i lirojë nga detyra.

Related

Previous Post

“Ëndrra Vazhdon” rikthehet: Interex sjell lojën e madhe me shpërblime.

Next Post

Qeveria: Kthimi i serbëve në institucione duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit

Next Post
Qeveria: Kthimi i serbëve në institucione duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit

Qeveria: Kthimi i serbëve në institucione duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.