Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Qeveria: Kthimi i serbëve në institucione duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit

Qendra Info by Qendra Info
24/07/2026
in Lajme
0
Qeveria: Kthimi i serbëve në institucione duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se rikthimi i pjesëtarëve të komunitetit serb në institucionet shtetërore nuk mund të bëhet përmes vendimeve politike, por vetëm në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Në një reagim publik, Qeveria rikujtoi se dorëheqjet masive të zyrtarëve serbë nga institucionet e Republikës së Kosovës, në fund të vitit 2022, ishin të organizuara dhe të motivuara politikisht, duke i cilësuar ato si fillimin e një sërë veprimesh sabotuese ndaj shtetit.

Sipas Qeverisë, në atë periudhë ishte bërë thirrje që zyrtarët serbë të mos largoheshin nga institucionet, por tani kthimi i tyre nuk mund të imponohet nga ekzekutivi.

“Kishim të drejtë politike t’ju themi, mos shkoni. Por nuk kemi të drejtë kushtetuese e ligjore t’ju themi, kthehuni. Kthimi është çështje ligjore dhe kushtetuese”, thuhet në reagim.

Qeveria thekson se nuk mund të ketë rikthim që anashkalon Kushtetutën dhe ligjin, veçanërisht kur largimi ishte, sipas saj, një akt që cenoi rendin kushtetues dhe ligjshmërinë.

Në deklaratë bëhet e ditur se dorëheqjet janë trajtuar tashmë nga Policia e Kosovës dhe së fundmi edhe nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, ndërsa pritet që edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës ta shqyrtojë këtë çështje.

Qeveria njoftoi se mbledhja e fundit e Këshillit Gjyqësor dështoi për shkak të mungesës së kuorumit, por shprehu pritjen që në mbledhjen e ardhshme kjo çështje të marrë një epilog në përputhje me ligjin.

Related

Previous Post

Kurti kërkon nga KGJK të vendosë për lirimin e gjyqtarëve serbë nga detyra, pa koment për ndërkombëtarët.

Next Post

Kurti takon Sorensenin: Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut dhe zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit

Next Post
Kurti takon Sorensenin: Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut dhe zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit

Kurti takon Sorensenin: Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut dhe zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.