Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti: Kosova hyn në një kapitull të ri të mbrojtjes së të drejtave të autorit në muzikë

Qendra Info by Qendra Info
14/10/2025
in Lajme
0
Kurti: Kosova hyn në një kapitull të ri të mbrojtjes së të drejtave të autorit në muzikë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në lansimin zyrtar të Organizatës së Menaxhimit Kolektiv për të Drejtat e Autorit në Fushën e Muzikës – Kosova Music Rights Society (KMRS), ngjarje e organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me KMRS-në.

Konferenca me temën “Fuqizimi i të drejtave muzikore përmes menaxhimit kolektiv” shënoi një moment historik për industrinë muzikore në vend, duke vendosur bazat për mbrojtjen e të drejtave autoriale të artistëve kosovarë.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e kësaj nisme për kulturën dhe ekonominë krijuese të Kosovës:

“Sot po shënojmë një hap që shkon përtej muzikës. Në thelb të krijimit të Kosova Music Rights Society qëndron ideja e të drejtës për të zotëruar frytin e punës sonë, për të fituar edhe autori nga dobia publike. Kjo nuk është vetëm çështje ligjore, por edhe morale, kulturore e filozofike.”

Kurti shtoi se KMRS përfaqëson më shumë se një organizatë teknike, duke e quajtur atë “një urë besimi midis krijuesve, shtetit dhe publikut”. Ai nënvizoi se Kosova me këtë hap bëhet pjesë e rrjeteve ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave autoriale, përfshirë mundësinë e bashkëpunimit me organizata prestigjioze si SACEM e Francës.

“Shoqëria që njeh dhe mbron krijimtarinë është shoqëri që beson në vetvete, në të tashmen dhe në të ardhmen e saj. Ne do të mbetemi partnerë të palëkundur në zhvillimin e industrisë muzikore – nga kompozimi dhe interpretimi te prodhimi, shpërndarja dhe mbrojtja ligjore e veprës,” theksoi Kurti.

Kryeministri kujtoi gjithashtu se me Ligjin e ri për Kulturën, Ligjin për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, si dhe me reformat në vazhdim, Qeveria e Kosovës po ndërton themelet e një sistemi që mbron krijuesin dhe nxit ekonominë krijuese kombëtare.

Ky lansim shënon fillimin e një epoke të re për artistët kosovarë, të cilët tashmë do të kenë një mekanizëm institucional për mbrojtjen dhe menaxhimin e të drejtave të tyre autoriale në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Related

Previous Post

Arrestohet në Aeroportin e Prishtinës një pasagjere me armë zjarri në bagazh

Next Post

Spektakël kuqezi në “Air Albania”: Shqipëria përmbys Jordaninë 4-2, Broja dhe Hoxha shkëlqejnë – Hysaj vendos rekord historik

Next Post
Spektakël kuqezi në “Air Albania”: Shqipëria përmbys Jordaninë 4-2, Broja dhe Hoxha shkëlqejnë – Hysaj vendos rekord historik

Spektakël kuqezi në “Air Albania”: Shqipëria përmbys Jordaninë 4-2, Broja dhe Hoxha shkëlqejnë – Hysaj vendos rekord historik

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.