Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti kujton 36-vjetorin e shpalljes së Republikës së Kosovës në Kaçanik

Qendra Info by Qendra Info
07/09/2026
in Lajme
0
Kurti kujton 36-vjetorin e shpalljes së Republikës së Kosovës në Kaçanik
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 36-vjetorin e shpalljes së Republikës së Kosovës dhe miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, më 7 shtator 1990.

Përmes një postimi, Kurti ka rikujtuar se më 7 shtator të vitit 1990, 80 nga 111 delegatët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën në mënyrë të fshehtë në Shtëpinë e Kulturës në Kaçanik, ku unanimisht miratuan dokumentin kushtetues dhe shpallën Kosovën republikë.

“U bënë 36 vite nga dita kur delegatët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës e shpallën Kosovën republikë dhe e miratuan një kushtetutë për të”, ka shkruar Kurti.

Kurti: Republika u shpall në kundërshtim me regjimin e Serbisë

Sipas Kurtit, shpallja e Republikës së Kosovës ishte një akt politik që pasoi deklaratën kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990.

Ai ka theksuar se me këtë akt delegatët iu kundërvunë regjimit të atëhershëm të Serbisë, i cili një vit më parë kishte suprimuar autonominë e Kosovës.

“Kështu autonomia e fituar më 1974 dhe e suprimuar më 1989, u zëvendësua me republikë më 1990”, ka shkruar Kurti.

Ai e ka cilësuar Republikën e shpallur në Kaçanik si republikën e parë të Kosovës, e cila, sipas tij, u shndërrua në bazë të rezistencës politike dhe më pas të luftës së armatosur.

Nga Kaçaniku i vitit 1990 te pavarësia e vitit 2008

Kurti ka lidhur zhvillimet e vitit 1990 me shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Sipas tij, Republika e shpallur në Kaçanik u ripërtëri më 17 shkurt 2008 si Republikë e Kosovës, shtet i pavarur, sovran dhe demokratik.

“Do të duhej të vinte 17 shkurti i vitit 2008, që republika e Kosovës e shpallur më 7 shtator 1990 në Kaçanik, të ripërtrihej në Republikën e Kosovës shtet të pavarur, sovran dhe demokratik”, ka shkruar ai.

Në postimin e tij, Kurti ka përmendur edhe kontributin e brezit që veproi dhe u angazhua për Republikën e Kosovës gjatë viteve ’90.

“Kujtojmë me mirënjohje brezin kontribues e të angazhuar për Republikën e Kosovës gjatë viteve ’90, me urimet më të mira për të ardhmen politike të republikës sonë sot!”, ka përfunduar Kurti.

Related

Previous Post

LDK do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit

Next Post

I dërguari i Trump në Tiranë: Shqipëria aleate e rëndësishme, Zampolli komenton edhe shtetin Bektashi

Next Post
I dërguari i Trump në Tiranë: Shqipëria aleate e rëndësishme, Zampolli komenton edhe shtetin Bektashi

I dërguari i Trump në Tiranë: Shqipëria aleate e rëndësishme, Zampolli komenton edhe shtetin Bektashi

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.