Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti: Mbi 75 mijë hektarë me drithëra të bardha të mbjella këtë vit, presim rendimente deri në 5 tonë për hektar

Qendra Info by Qendra Info
11/07/2026
in Lajme
0
Kurti: Mbi 75 mijë hektarë me drithëra të bardha të mbjella këtë vit, presim rendimente deri në 5 tonë për hektar
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se këtë vit në vend janë mbjellë mbi 75 mijë hektarë me drithëra të bardha, prej të cilave afro 72 mijë hektarë janë të mbjella me grurë, ndërsa pritjet janë për rendimente mesatare prej 4 deri në 5 tonë për hektar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti njoftoi se së bashku me ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Muja, kanë vizituar fermerin Malësor Sejdiu, i cili kultivon 140 hektarë me grurë.

Sipas Kurtit, Sejdiu përfaqëson modelin e fermerit që institucionet synojnë ta shohin në të gjithë Kosovën, falë angazhimit, përkushtimit dhe investimit të tij në sektorin e bujqësisë.

Kryeministri theksoi se rezultatet pozitive në bujqësi nuk janë rastësi, por fryt i punës së fermerëve dhe i politikave mbështetëse që u krijojnë atyre siguri për të investuar dhe prodhuar.

Ai veçoi edhe Udhëzimin Administrativ për Pagesat Direkte 2026, duke e cilësuar atë si një model të ri të mbështetjes për fermerët.

Sipas tij, sistemi i ri nuk mbështetet vetëm në sipërfaqen e mbjellë, por vlerëson edhe prodhimin, cilësinë, fermerët e rinj, fermat e vogla dhe praktikat e qëndrueshme të prodhimit.

“Synimi ynë është i qartë: më shumë prodhim vendor, më shumë cilësi, më shumë siguri ushqimore, më shumë të ardhura për fermerët dhe një bujqësi më konkurruese”, ka deklaruar Kurti.

Procesi i korrjes së grurit po vazhdon në mbarë Kosovën, ndërsa institucionet presin që kushtet e favorshme klimatike të ndikojnë në një sezon të suksesshëm për prodhimin e drithërave.

Related

Previous Post

Fitore Pacolli apel qytetarëve: Mos digjni hamulloret, parandalimi i zjarreve është përgjegjësi e përbashkët

Next Post

Kolona kilometrike në rrugët e Austrisë drejt Ballkanit, autoritetet paralajmërojnë për vonesa të gjata

Next Post
Kolona kilometrike në rrugët e Austrisë drejt Ballkanit, autoritetet paralajmërojnë për vonesa të gjata

Kolona kilometrike në rrugët e Austrisë drejt Ballkanit, autoritetet paralajmërojnë për vonesa të gjata

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.