Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti mbledh zyrtarët në “Ballkonin e Hapur”: Duhet të punojmë bashkë, pa dallime

Qendra Info by Qendra Info
28/08/2026
in Lajme
0
Kurti mbledh zyrtarët në “Ballkonin e Hapur”: Duhet të punojmë bashkë, pa dallime
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka organizuar takimin e rregullt me zyrtarët publikë të Zyrës së Kryeministrit, në kuadër të nismës “Ballkoni i Hapur” të Qeverisë.

Në takim, Kurti shoqërohej nga shefja e stafit të Zyrës së Kryeministrit, Flora Macula.

Kurti i falënderoi zyrtarët për angazhimin e tyre dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet stafit politik dhe atij administrativ, duke kërkuar që puna të zhvillohet si ekip.

“Duhet të punojmë bashkë pavarësisht a jemi politik apo administrativ, sepse nuk mundemi njëri pa tjetrin. As administrata nuk bën pa politikën, por as politika s’ia del dot pa administratën”, tha Kurti.

Ai u bëri thirrje zyrtarëve që të komunikojnë dhe të bashkëpunojnë me respekt të ndërsjellë, duke theksuar se përgjegjësitë publike duhet të shoqërohen me vullnet dhe efikasitet.

Sipas Kurtit, nuk mjafton që detyrat të kryhen mirë, por ato duhet të përmbushen edhe në kohë.

“Jemi staf politik e staf administrativ, por në të njëjtën kohë na lidh shërbimi publik. Asnjëri prej nesh nuk jemi për vetveten tonë, jemi për atë që bëjmë për të tjerët”, u shpreh ai.

Kryeministri në detyrë tha se puna në institucionet publike duhet të ketë në qendër qytetarët dhe pritjet e tyre.

“Jemi përcaktuar për sektorin publik, për shtetin e pavarur, për Republikën demokratike, andaj jo vetëm funksioni, por edhe kuptimi ynë në këto pozita është veçse në atë çfarë bëjmë për qytetarët e Republikës, të cilët i kanë pritjet shumë të larta prej neve dhe sa mirë që është kështu”, tha Kurti.

Në takim foli edhe shefja e stafit, Flora Macula, e cila vuri theksin te komunikimi dhe bashkëpunimi ndërmjet zyrtarëve.

“Dera ime do të jetë gjithmonë e hapur. Çfarëdo që keni nevojë, vetëm më shkruani apo më trokitni në derë. Unë jam aty për t’ju shërbyer juve, e ne jemi të gjithë për t’i shërbyer kryeministrit edhe Qeverisë, për një vend më të mirë për qytetarët”, tha Macula.

Ajo theksoi se shërbimi publik duhet të jetë gjithëpërfshirës, pa dallim gjinie, moshe, religjioni apo nacionaliteti.

Related

Previous Post

Andin Hoti kritikon Vuçiqin për deklaratën për varrimin e Ratko Mlladiqit: “Për çfarë vlera evropiane bëhet fjalë?”

Next Post

Hoxha reagon ndaj deklaratave të Spajiç: Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues

Next Post
Hoxha reagon ndaj deklaratave të Spajiç: Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues

Hoxha reagon ndaj deklaratave të Spajiç: Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.