Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti me mesazh nga raporti i BE-së: Kosova ka ecur përpara, por politika po ngec

Qendra Info by Qendra Info
04/11/2025
in Lajme
0
Kurti me mesazh nga raporti i BE-së: Kosova ka ecur përpara, por politika po ngec
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, i cili i dorëzoi Raportin për Vendin 2025 nga Komisioni Evropian.
Gjatë takimit dhe në një konferencë për media pasues, Kurti theksoi se Kosova ka arritur progres të matshëm në shumicën e fushave të vlerësuara, pavarësisht se qeveria aktuale ndodhet në detyrë të përkohshme.

“Edhe pse jemi qeveri në detyrë, raporti i Komisionit Evropian konstaton se kemi përmbushur detyrat me sukses. Ka progres në 35 fusha dhe ngecje vetëm në tri,”
deklaroi Kurti, duke shtuar se në asnjë sektor nuk ka pasur kthim prapa.

Ai nënvizoi se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet strategjik i Kosovës, ndërsa raporti i këtij viti përmban rekomandime të qarta për përmirësim në sektorët ku ka sfida.

“Raporti i sivjetëm është ndër më pozitivët e viteve të fundit dhe konfirmon orientimin tonë të qartë drejt anëtarësimit të plotë në BE,”
tha më tej kryeministri në detyrë.

Në anën tjetër, Kurti komentoi edhe situatën e brendshme politike dhe sfidat për formimin e qeverisë së re. Ai deklaroi se nuk sheh as mundësi teorike për bashkëpunim me partitë opozitare, duke e cilësuar klimën politike aktuale si “të intoksikuar”.

“Nuk shoh as mundësi teorike për shkak të mosbashkëpunimit të tyre. Kjo atmosferë është e intoksikuar. Kam tentuar të bashkëpunoj, por është ndërtuar një urrejtje hibride ndaj meje nga disa elementë të opozitës. Tash nuk jam unë në qendër – le ta dëshmojnë se interesi i shtetit është mbi atë partiak,”
theksoi Kurti.

Në fund, ai përsëriti se përkundër tensioneve politike të brendshme, rruga e Kosovës drejt integrimit evropian është e pakthyeshme, ndërsa raporti i Komisionit Evropian mbetet një dëshmi e progresit institucional dhe të sundimit të ligjit në vend.

Related

Previous Post

Ambasadori i BE-së: Përparimi i Kosovës drejt Evropës kërkon stabilitet politik

Next Post

Komisioni Evropian: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt fundit të negociatave, Ukraina e Moldavia gati për hapin e madh

Next Post
Tre ditë para takimit Trump-Putin, liderët e BE deklaratë të përbashkët: Ukraina duhet të jetë në gjendje të zgjedhë fatin e saj

Komisioni Evropian: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt fundit të negociatave, Ukraina e Moldavia gati për hapin e madh

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.