Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti në 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së: Sakrifica e familjes Jashari kthesë vendimtare drejt lirisë

Qendra Info by Qendra Info
05/03/2026
in Lajme
0
Kurti në 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së: Sakrifica e familjes Jashari kthesë vendimtare drejt lirisë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në mbledhjen solemne të Qeverisë së Kosovës me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryeministri Albin Kurti theksoi rëndësinë historike të qëndresës së familjes Jashari në Prekaz.

Kurti tha se sakrifica e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari përfaqëson një moment vendimtar në vetëdijen kombëtare dhe në rrugëtimin e popullit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

Sipas tij, ngjarjet e marsit të vitit 1998 shënojnë një pikë kthese historike për vendin.

“Përfaqëson një kthesë vendimtare në vetëdijen tonë kombëtare dhe bashkimin tonë popullor drejt lirisë dhe pavarësisë. Historia e shteteve ndërtohet mbi ngjarje që i hapin shteg të ardhmes. Marsi i vitit 1998 është një ngjarje e atillë”, tha Kurti.

Ai kujtoi se më 5, 6, 7 dhe 8 mars 1998, në Prekaz ndodhi një përballje e pabarabartë mes familjes Jashari dhe forcave serbe, por me një domethënie të jashtëzakonshme për historinë e Kosovës.

Kurti theksoi se, sipas tij, në historinë moderne evropiane është e rrallë një rezistencë e tillë ku një familje për tri ditë e tri netë përballet me një aparat të tërë ushtarak.

“Ani pse familja Jashari ishte rrethuar shumëfish nga mijëra forca të armatosura të pajisura me makineri të rëndë dhe mjete moderne ushtarake, ata luftuan dhe qëndruan deri në fund duke dhënë jetën për lirinë e të gjithë neve”, tha ai.

Kryeministri shtoi se për familjen Jashari kishte vetëm një ideal – lirinë, duke theksuar se vendimi i tyre për të mos u dorëzuar e bëri këtë ngjarje të pavdekshme në historinë e Kosovës.

Sipas tij, burrat, gratë dhe fëmijët e familjes vendosën të mos ndaheshin nga komandanti Adem Jashari, duke qëndruar së bashku në rezistencë.

“Të rinjtë e familjes morën pozicionet e tyre me guxim, ndërsa gratë dhe vajzat furnizonin pa ndërprerje me municion. Ishte një qëndresë e organizuar, e vetëdijshme dhe e përbashkët. Kullat e tyre u shndërruan në fortesë, familja në simbol të unitetit dhe vendosmërisë shqiptare, ndërsa Prekazi në kryeqendër të kryengritjes popullore”, theksoi Kurti.

Related

Previous Post

Presidenca: T’i dërgojmë amendamentet në Kushtetuese dhe të matemi në zgjedhje për presidentin

Next Post

Nisin hetimet për çmimet e karburanteve në Kosovë

Next Post
Nisin hetimet për çmimet e karburanteve në Kosovë

Nisin hetimet për çmimet e karburanteve në Kosovë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.