Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti nga Zubin Potoku: Gërmimet në varrezën masive mund të zgjasin me muaj, i bën thirrje BE-së dhe SHBA-së për deklasifikimin e dokumenteve

Qendra Info by Qendra Info
01/08/2026
in Lajme
0
Kurti mbledh Qeverinë në detyrë, publikohet rendi i ditës.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se gërmimet në lokacionin e dyshuar si varrezë masive në Kalludër të Vogël, në komunën e Zubin-Potokut, pritet të vazhdojnë edhe për javë, madje edhe për muaj, për shkak se mbetjet mortore janë të shpërndara në terren.

Gjatë vizitës në vendin ku po zhvillohen gërmimet, Kurti bëri të ditur se edhe gjatë qëndrimit të tij janë zbuluar mbetje të reja mortore, ndërsa ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, ekspertët e forenzikës, antropologët, si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe EULEX-it po vazhdojnë punën në terren.

“Eshtrat janë të shpërndara”

Sipas Kurtit, terreni paraqet sfida të mëdha për procesin e gërmimeve.

“Do të vazhdojnë gërmimet edhe shumë javë, ndoshta edhe shumë muaj, sepse eshtrat janë të shpërndara dhe ndodhen buzë një prroi, i cili në stinën e pranverës është një përrua i fuqishëm”, deklaroi ai.

Ai shtoi se Qeveria e Kosovës do të ofrojë mbështetje të plotë për vazhdimin e procesit, me qëllim zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe kthimin e mbetjeve mortore tek familjet e tyre.

Dyshimet për 23 intelektualët nga Mitrovica

Kryeministri tha se rezultatet përfundimtare do të varen nga analizat e ADN-së, por sipas dyshimeve fillestare, mbetjet mortore mund t’u përkasin 23 intelektualëve nga Mitrovica, të cilët, sipas tij, u ndaluan, u rrëmbyen dhe u ekzekutuan nga forcat serbe më 19 prill 1999.

“Është dhimbje, pikëllim e mundim që të shohësh 27 vjet pas përfundimit të luftës, e vërteta që u përpoqën ta varrosin e ta zhdukin, po del në dritë”, u shpreh Kurti.

Ai theksoi gjithashtu se lokacioni ku po zhvillohen gërmimet është i vështirë për t’u arritur me automjete, gjë që sipas tij tregon përpjekjen për të fshehur gjurmët e krimit.

Thirrje BE-së dhe SHBA-së për deklasifikimin e dokumenteve

Gjatë vizitës, Kurti u bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ushtrojnë presion ndaj Serbisë për deklasifikimin e dokumenteve që lidhen me krimet e luftës në Kosovë.

Ai kritikoi autoritetet serbe, duke thënë se në vend të hapjes së arkivave, po arrestojnë persona që vite më parë kishin dëshmuar për krimet e luftës para UNMIK-ut dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

Kurti përmendi edhe dosjen e Brigadës së Motorizuar 38 të Ushtrisë Jugosllave, për të cilën tha se është klasifikuar në vitin 2014 për një periudhë 30-vjeçare.

“Sipas Beogradit, ajo nuk mund të hapet deri në vitin 2044. Ne nuk mund të presim edhe 18 vjet që të zbardhet e vërteta”, deklaroi ai.

Në përfundim, ai ritheksoi se deklasifikimi i dokumentacionit është i domosdoshëm për zbardhjen e fatit të më shumë se 1.500 personave të zhdukur, në mënyrë që familjet e tyre të kenë mundësi t’i varrosin me dinjitet të afërmit e tyre.

Related

Previous Post

Trafik i rënduar në Slloveni: Kolona kilometrike drejt Kroacisë dhe Austrisë, pritje me orë të tëra

Next Post

Deputetët marrin ftesat për seancën konstituive, Kuvendi mblidhet më 6 gusht

Next Post
Numërimi prek fundin, një ulëse ende në lojë

Deputetët marrin ftesat për seancën konstituive, Kuvendi mblidhet më 6 gusht

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.