Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti: Ofruam dy kompromise për tejkalimin e krizës, por mungon vullneti i opozitës

Qendra Info by Qendra Info
28/06/2025
in Lajme
0
Kurti: Ofruam dy kompromise për tejkalimin e krizës, por mungon vullneti i opozitës
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, ka deklaruar se subjekti që ai udhëheq ka ofruar dy zgjidhje kompromisi për të tejkaluar ngërçin institucional, por sipas tij, mungesa e vullnetit politik nga opozita ka pamundësuar arritjen e një marrëveshjeje.

Pas përfundimit të takimit me liderët e partive parlamentare, Kurti tha para mediave se është përpjekur të ndërtojë një frymë bashkëpunimi dhe konsultimi të sinqertë. “E kam bërë konsultimin konstruktiv dhe bashkëpunimin në mirëbesim, por u pa se konsensus nuk ka,” theksoi ai.

Sipas Kurtit, propozimi i parë i VV-së kishte të bënte me tërheqjen e kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, nëse ajo nuk arrin të sigurojë 61 vota në votimin e fshehtë. “Ajo nuk do të hyjë në garë për herë të dytë. Ky ishte një sinjal i qartë i gatishmërisë për kompromis,” tha Kurti.

Propozimi i dytë, sipas tij, kishte të bënte me një marrëveshje të përbashkët për votimin e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit në një pako të vetme, bazuar në nenin 67 të Kushtetutës së Kosovës. “Madje kemi sugjeruar që opozita të dërgojë përfaqësues në Komisionin për votim të fshehtë, nëse duan ta rrëzojnë këtë qasje,” u shpreh Kurti.

Ai kritikoi ashpër qëndrimet e partive opozitare, PDK dhe LDK, të cilat sipas tij kanë keqinterpretuar qëllimisht aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. “PDK dhe LDK e kanë lexuar gabim aktgjykimin dhe po e interpretojnë publikisht në mënyrë të shtrembëruar. Nuk ka asnjë fjali që e akuzon anëtarin e Komisionit, Avni Dehari, për shkelje,” tha Kurti.

Në përmbyllje, ai theksoi se takimi kishte vlerë për të sqaruar pozicionet, por mbeti skeptik për gatishmërinë e opozitës për të hyrë në një marrëveshje të mirëfilltë politike.

Related

Previous Post

Krasniqi: Kurti jeton në realitet alternativ, interpretimi i tij i aktgjykimit është i çuditshëm

Next Post

Rikthehet vapa verore: Stabilizim i motit në Kosovë dhe Shqipëri

Next Post
Bien temperaturat në fundjavë

Rikthehet vapa verore: Stabilizim i motit në Kosovë dhe Shqipëri

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.