Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti për vrasjen e vëllezërve Bytyqi: Koha nuk e shuan detyrimin e Serbisë për drejtësi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vrasja e vëllezërve Bytyqi përbën një dëshmi të krimeve të kryera nga Serbia ndaj shqiptarëve dhe, sipas tij, tregon mungesën e vullnetit për të mbajtur përgjegjësi për këto raste.

Qendra Info by Qendra Info
10/07/2026
in Lajme
0
Kurti për vrasjen e vëllezërve Bytyqi: Koha nuk e shuan detyrimin e Serbisë për drejtësi
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në përvjetorin e 27-të të vrasjes së vëllezërve Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, Kurti ka thënë se kalimi i kohës nuk e zvogëlon detyrimin për drejtësi dhe zbardhjen e rastit.

“Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe, në të njëjtën kohë, e mungesës së plotë të vullnetit të Serbisë për të dhënë përgjegjësi për krimet e kryera. Kalimi i kohës nuk e shuan detyrimin për drejtësi. Përkundrazi, çdo vit që kalon e bën edhe më të rëndë barrën e pandëshkueshmërisë”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka theksuar se Kosova, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka kërkuar vazhdimisht zbardhjen e këtij rasti dhe vendosjen e drejtësisë.

“Republika e Kosovës beson se paqja e qëndrueshme dhe marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe popujve të rajonit mund të ndërtohen vetëm mbi të vërtetën, përgjegjësinë dhe drejtësinë”, ka thënë Kurti.

Vëllezërit Bytyqi, shtetas amerikanë me origjinë shqiptare, u arrestuan në vitin 1999 nga forcat serbe pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe më pas u vranë. Rasti i tyre ka mbetur për vite me radhë një nga çështjet më të ndjeshme në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës, Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Related

Previous Post

Austri: Ndihma për kujdes afatgjatë rritet në vitin 2026, deri në 2,214 euro në muaj për përfituesit e nivelit më të lartë

Next Post

Koalicioni LDK-LVV? Janina Ymeri: Varet se kush do të bëhet President.

Next Post
Koalicioni LDK-LVV? Janina Ymeri: Varet se kush do të bëhet President.

Koalicioni LDK-LVV? Janina Ymeri: Varet se kush do të bëhet President.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.