Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti pret delegacionin amerikan në Prishtinë, në fokus NATO, siguria dhe bashkëpunimi ekonomik

Qendra Info by Qendra Info
27/05/2026
in Lajme
0
Kurti pret delegacionin amerikan në Prishtinë, në fokus NATO, siguria dhe bashkëpunimi ekonomik
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim një delegacion bipartizan të Kongresit amerikan, të përbërë nga Keith Self dhe Suhas Subramanyam.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua për çështje që lidhen me sigurinë, mbrojtjen dhe zhvillimet rajonale, me theks të veçantë te paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

Kurti falënderoi delegacionin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, veçanërisht për rezolutat në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së që mbështesin aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe vazhdimin e kontributit amerikan në kuadër të KFOR.

Gjatë takimit, ai theksoi gjithashtu rëndësinë e përputhshmërisë në politikën e jashtme dhe diskutoi për investimet në sektorin e mbrojtjes, zhvillimin teknologjik, rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, si dhe reformat në arsim.

Delegacioni amerikan kishte zhvilluar më herët vizitë edhe në Luginën e Preshevës. Lidhur me këtë, Kurti u shpreh se të drejtat e pakicave në rajon duhet të trajtohen mbi parime të krahasueshme në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Related

Previous Post

Duka zbulon detaje për Maranin, trajneri i ri i Shqipërisë me pagën më të lartë në histori

Next Post

Kina paralajmëron në OKB: Rendi botëror po përballet me ndryshimet më të mëdha që nga Lufta e Dytë Botërore

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.